Fragment nga romani "Psycho"

Kultura

Fragment nga romani "Psycho"

Nga: Ilir Muharremi Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 14:36
Kopertina e librit

"Krejt jetën time e rrumbullakoj me një emër: fatkeqësia, zotëri. Këtë e përdor për shkak që t’i ik gjykimit, dhe nuk kam dëshirë të jap llogari. Sot, në këto vite të gjithë duhet të rreshtohemi dhe të presim gjykimin, veçanërisht kriminelët. Vetëm ata janë të lirë ende.

Nëse nuk besoni, shikoni njerëzit nëpër kafene, në lajme, në rajon, madje edhe familjen tuaj. Kjo e fundit mund t’ju bind më shumë. Unë nuk do t’u jap rast të më gjykojnë, sepse ata edhe shpirtin ta copëtojnë. Duhet  të jemi shumë  të kujdesshëm, të vëmendshëm, elegantë, zbutës, të qetë mik i dashur.

Nëse do të fitoj kancer nuk do të vdes pa vrarë disa idiotë të cilët ende jetojnë me pallate të ndërtuara nga kafshata e të varfërve. Jo se më kanë borxh jetën e tyre, por bëj humanizëm për njerëzimin.  Jam shumë  mosbesues. Nëse në fytyrën time pritem nga zhileti i rrojës, këtë gjak ata kërkojnë ta pinë dhe nga kjo rrjedhje gjaku ata do të kërkonin të më shqyenin të tërin.

Si peshkaqenët që vrapojnë pas gjakut..."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat