Nis restaurimi i Qendrës Hebraike në Prizren

Kultura

Nis restaurimi i Qendrës Hebraike në Prizren

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se sot janë filluar punimet restauruese në ndërtesën e “Qendrës Kulturore Hebraike”, projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se “Qendra Kulturore Hebraike” do të vendoset në ndërtesën e ish-hotel Shumadija, aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme.

“Në Prizren për të inauguruar këto punime sot ishin Ministri Hajrulla Çeku, ambasadorja e Izraelit, Tamar Ziv, ambasadori gjerman, Joern Rohde, shefi i misionit të OSBE në Kosovë, Michael Davenport, zëvendësambasadorja e SHBA, Alyson Grunder, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, Votim Demiri, kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës”.

“Projekti i revitalizimit është hartuar nga Komuniteti Hebraik në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren. Paralelisht me ndërhyrjet revitalizuese, jemi në koordinim me Komunitetin Hebraik në Kosovë dhe shtetin e Izraelit, për të ndërmarrë hapat për zhvillimin e projektit të hulumtimit për ndërtimin e narrativës së ekspozitës mbi historinë e Komunitetit Hebraik në Kosovë, ekspozitë kjo e cila do të prezantohet në hapësirat e kësaj qendre”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat