Lëmashku i valadonzinjëve

Kultura

Lëmashku i valadonzinjëve

Nga: Xhevat Dajaku Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 18:37
Foto ilustrim, vrasjet politike

Më vijnë mendimet si riga me shira,

Si pika më vijnë, si pika më ikin,

Herë pika të ngrohta e herë akull të ngrira,

Herë më godasin e herë më stërpikin!

 

Më vijnë mendime, plot karaktere,

Mendime të hershme të padjallëzi,

Sesi do dukej ajo ditë pranvere?!...

Kur armiku të ikte me atë çarçaf t'zi!

 

Vendi do buzëqeshte, zemra do flakëronte,

Porta e dritare hapur do t'i linim,

Më njerëzit tanë kush s'do t'i trazonte!...

Do të ecnim qiellit, yjtë t'i arrinim!

 

Kështu më vinin pa pra mendime,

Dhe zemra më mbushej plot me dashuri,

Kishin qenë veç ëndrra, më thotë tash mendja ime,

Kur erdhi pranvera, piku gjak si shi!....

 

Me re të zeza ai skëterrë iki,

La njolla të liga diku në mes nesh!...

Njolla lëmashku valadonzinjësh,

Si katran i valë që të pik në vesh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat