Ju njoha

Kultura

Ju njoha

Nga: Anila Hoxha Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 18:09
Anila Hoxha

(Brezi i prindërve tanë)

Ju njoha kur punuat

Ju njoha kur sakrifikuat

Ju njoha kur hallet i qatë

Ju njoha kur s'fjetët ditë as natë

Ju njoha në ditët e mjerueme

Ju njoha në voglinë e shtrëngueme

Ju njoha në ftohtin e borës

Ju njoha kur me hapnit rrugën e shkollës

E sa vite kanë kaluar

Nga ajo jetë e sakrifikuar

Eh ,sa vite të kalojnë

Uroj vetëm të gëzojmë.

BJESHKA IME

Ngela pa fjalë

Dhe vetëm këndova

Për tokën time

Që kurrë nuk e harrova

Bjeshkët më pyetën,

Ku ishe moj bijë

E pa zë unë fola

Ja,erdha përsëri.

I mungove bjeshkës

I mungove malit

I mungove tokës

I mungove djalit

Ah,pse moj bjeshkë

Kaq shumë më lëndon

A nuk po t'vjen keq

Sa shumë mall po kam

Jam unë bija jote

Më prit përsëri

Se zani i mirë

Mua më vjen veç për ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat