Kurrë mos u ktheftë

Kultura

Kurrë mos u ktheftë

Nga: Musa Ahmetaj Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 13:21
Musa Ahmetaj

Si sot më kujtohet

Dita e parë në punë

Askush më i lumtur

Nuk ishte sikur unë

Si sot më kujtohet

Edhe rroga e parë

Nuk ishte në euro

Por vetëm dinarë

Dinarë aq shumë

Nuk i nxinte kuleta

Nuk kishin fare vlerë

Kjo ishte e vërteta

Dinari me shumë zero

Përjetonte edhe kriza

E largohej nga xhepat

Zëvendësohej me deviza

Dikur erdhi marka

Si valutë e vendosën

Dinarin e dreqit

Kudo e përdhosëm

I vdektë nëna dhe baba

Qafën edhe e theftë

Nga zemra e uroj

Kurrë mos u ktheftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat