Himni i ushtarit të Ushtrisë së Kosovës

Kultura

Himni i ushtarit të Ushtrisë së Kosovës

Nga: Atdhe Geci Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 07:29
Adem Jashari

Jam Ushtar i Ushtrisë së Kosovës

për lirinë e fituar unë betohem sot
me zemër përulem  para  flamurit,
Kosovën ta mbroj  për  jetë e mot.

Jam ushtar i Ushtrisë së Kosovës,
në shpirt unë barti  të  sajën lavdi,
betohem  në  gjakun  e të rënëve
për lirinë e Kosovës  jetën  bëj  fli.

Në çdo cep  të  kufirit të Kosovës,
për çdo pëllëmbë  të qiellit me hir
roje gjaku jam i Kosovës dardane
roje gjaku në paqe  dhe  në  luftë!

Kosovë dardane, Kosovë e ilirisë

për nder e kam sot të bëj betimin;
Shteti të Kosovës unë  i  bëj  roje,
me jetë betohem un´para flamurit!..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat