Ikja e poetit

Kultura

Ikja e poetit

Nga: Përparim Hysi Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 13:21
Përparim Hysi

Dhe iku poeti nga bota e nëmur

dhe mori me vete të gjithë mërinë,

Për shtetin që si njerkë i qe gjendur

Paqe mbi poetin! Për shtetarët:mallkim!

Iku shpirti i bradhë,po vallë me ç'kumt?

Ç'përtypën buzët e tij në ato çaste?

S'do mend: ka sajuar një lirikë të bukur

Se veç lirika e tij,mbartëte mesazhe.

Mesazhe që bota të bëhej më e bukur

Që njerëzit mes tyre të jenë më njerëzor

Se ai qe unik në këtë botë krejt xhungël

Dhe vargu unik,por qe tokësor.Krejt tokësor!

Shteti si njerkë,ia shtoi rrudhat e ballit

Dhe jeta e poetit, u sakatua!

Katandisi poeti në pikë të hallit

Ndaj këtij lloj shteti t'ia çjerrë maskën dua!

Se bëri një vesh shurdh dhe një sy qorr

Dhe mbeti poeti, pothuaj, në zgrip

Ditët e prapëme i shtyu si me zor

Kështu iku nnga jeta, poeti i madh-lirik!

Iku dhe pas la një zbraztësi të madhe

Braktisja e poetit, për shtetin është turp

Se ai qe princi i lirikes shqiptare!

Qeveri! Tash turpin haje me bukë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat