Njerëzit e mirë

Kultura

Njerëzit e mirë

Nga: Marigona Zekaj Më: 3 mars 2023 Në ora: 08:30
Autore Marigona Zekaj

Njerëzit e mirë i vret lehtë

gjithashtu butësinë dhe rehatinë e shpirtit

ua vret shumë lehtë

Nuk ke nevojë të gjuash plumb

në drejtim të njeriut të mire

atë e vret çdo ditë të jetës nga pak

E vret çdo gjë që e rrethon

e vret fjala e rëndë

e vret mos dashuria nga të tjerët

mos sinqeriteti i njerzëve

Të jesh njëri i mirë nuk është e lehtë

andaj jo secili që takojmë mund të jetë njëri i mirë

Të posedosh sinqeritet dhe mirësi

është një përgjegjësi e madhe shpirtërore

Ti mbanë përgjegjësi ndaj secilës fjalë

që e flet në drejtim të dikujt tjetër

Mbanë rëndë peshën e gabimit dhe të arsyetimit

ndaj dikujt tjetër nuk mundësh dhe nuk ke te drejtë

Të bësh thirrje njerzëve të jenë të mirë

në aspektin e jetës sepse jo të gjithë mund ta vendosin

kokën në jastek me ndërgjegjen edhe me lutje që të jenë mirë

të tjerët në aspektin e shëndetit dhe të rehatisë

Jo të gjithë ngritën nga shtrati me mendimin

se si do t`i bëjë të tjerët të lumtur

dhe s`do ta lëndoj askënd ,sepse e mira e jetës

dhe e shpirtit është negative për ty

Dhe shumë rënduese ta merr buzëqeshjen

ta pakëson lumturinë dhe ti mangëson ngjyrat e jetës

dhe ti do ta lëndosh veten sa e sa herë mendon

për të tjerët me shumë se sa për vetën tënde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat