Dita ndërkombëtare e gruas

Kultura

Dita ndërkombëtare e gruas

Nga: Remzi Basha Më: 6 mars 2023 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet çdo vit më 8 mars. Kjo ditë e përkujton lëvizjen për të drejtat e grave. Respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, kurse 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas (1910) për t'u bërë Dita Ndërkombëtare e Gruas. Pasi gratë morën të drejtën e votës në Rusinë Sovjetike më 1917, 8 marsi u bë festë kombëtare atje. Dita u mbizotërua kryesisht nga lëvizja socialiste dhe vendet komuniste derisa u miratua në vitin 1975 nga Kombet e Bashkuara.

Ideja për Ditën Ndërkombëtare të Gruas u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar. 8 marsi njihet si Dita e Gruas në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.

Në përputhje me deklaratën e Partisë Socialiste së Amerikës, dita e parë Nacionale e Gruas, u festua në SHBA më 28 shkurt 1909. Deri në vitin 1913 kjo ditë vazhdoi të festohej të dielën e fundit të shkurtit. Në mbledhjen Socialiste Ndërkombëtare në Kopenhagën më 1910, u vendos që Dita e Gruas të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e e tyre dhe për ti mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri. Në këtë konferencë morën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, midis tyre dhe tre gratë e para të cilat u zgjodhën si pjesëtare në parlamentin e Finlandës.

Si rrjedhojë e vendimit të marrë në Kopenhagën, një vit më pas, në 1911 Dita e Gruas u vendos të festohej për here të pare në 19 mars, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër, ku miliona burra dhe gra morën pjesë në organizimet kushtuar kësaj dite. Gratë kërkonin të drejtën e votimit, të qeverisjes, të punës, të edukimit si dhe ndalimin e diskriminimit në punë. Vetëm pak ditë pas këtij vendimi, në 25 mars, një zjarr tragjik në New York vrau mbi 140 vajza gjatë orarit të punës. Kjo ngjarje pati një rëndësi të madhe në vendosjen e ligjeve të reja në lidhje me kushtet e punës.

Në 1913 gratë ruse festuan Ditën e Gruas, të dielën e fundit të muajit shkurt si pjesë e manifestimeve për paqe. Ndërsa në pjesë të tjera të Evropës në 1914 kjo ditë filloi të festohej në 8 mars, shoqëruar me mbledhje dhe manifestime kundër Luftës së Parë Botërore.

Si rrjedhojë e humbjes së mbi 2 milion ushtarëve rusë gjatë Luftës së Parë Botërore, gratë ruse të dielën e fundit të shkurtit të 1917ës, u bashkuan në greva urie kushtuar "Bukës dhe Paqes". Katër ditë pas fillimit të këtyre grevave, Cari u detyrua të jepte dorëheqjen dhe qeveria e përkohshme ju dha grave në Rusi të drejtën e votës. Që prej asaj dite "Dita Ndërkombëtare e Gruas" morri dimensione të tjera, dhe filloi të festohej në mbarë Botën. Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.

Më 8 mars të vitit 1910 në SHBA, Kanada e në vende të tjera të botës u bënë protesta të mëdha për të drejtat e gruas dhe pikërisht atë ditë të drejtat e gruas dhe të burrit janë të drejta. Tradicionalisht për çdo 8 mars fëmijët në shumë vende të botës ju dhurojnë nënave të tyre lule e gjëra të tjera ne shenjë dashurie për nënën. Gruaja është krijesë femërore njerëzore e moshës së rritur, e kundërta e burrit që është krijes mashkullore njerëzore e moshës së rritur. Termi grua zakonisht përdoret për të dalluar krijesat femerore për nga mosha e tyre dhe për të dalluar krijesat femërore nga kijesat mashkullore.

Fjala grua në gjuhën shqipe ka disa kuptime më të ngushta nga kuptimi i përgjithshëm për gjinin femërore të moshës së rritur. Ky term përdoret në veçanti për një krijesë të gjinis femërore të martuar, pra një femër e martuar. Cilat janë të drejtat e grave? Gruaja nuk mund të themi se gjithmonë ka qenë e privilegjuar me të drejta të veta për ekzistencë, punë edukim dhe trashigimi. Të drejtat e saja varësisht nga periudhat kohore variojnë nga një gjendje në një tjetër. Arritja e të drejtave të veta gruaja si e till i arrin në vende të ndryshme në kohëra të ndryhme. Për shembull gruaja në Islam në vendet arabe të drejtat e veta i arrin në kohën e shpalljes së islamit.

Në konceptet ndërkombëtare gruaja të dretat e veta fillon t'i kërkoje dhe ngadal t'i arrij që nga Marshimi i 15000 grave më 8 mars 1908, në Nju Jork. Sot të drejtat e gruas zakonisht identifikohen me të drejtat e njeiut. Gruaja ka rol shumë të rëndësishëm në zhvillimet dhe ndryshimet kulturore në një shoqëri, gjithashtu ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe përparimin e gjinis njerëzore sepse ajo ka kontakt shummë të afërt me fëmijët.

E ëma ose Nëna është prindi femër i një ose disa fëmijëve. Nënat janë gra të cilat kujdesen për fëmijët e tyre, të cilët mund të jenë ose të mos jenë pasardhësit e tyre biologjikë. Kështu, në varësi të kontekstit, gratë mund të konsiderohen nëna për shkak të lindjes, për arsye të kujdesit ndaj fëmijëve të tyre, ofrimit të vezës për fekondim ose organizmit për zhvillimin e foshnjes apo ndonjë kombinim tjetër. Këto kushte sigurojnë një mënyrë për të përcaktuar konceptin e amësisë, ose gjendjen e të qenit nënë. Gratë të cilat e plotësojnë kushtin e tretë dhe të parë zakonisht quhen 'nëna e lindjes' ose 'nëna biologjike', pavarësisht nëse personi në fjalë vazhdon të jetë prind kujdestar i fëmijës së saj ose jo. Prandaj, një grua që plotëson vetëm kushtin e dytë mund të konsiderohet nënë adoptuese ndërsa ato të cilat plotësojnë vetëm kushtin e tretë quhen nëna zëvendësuese ose surrogat nëna. Termat më të shpeshtë me të cilët fëmija i drejtohet nënës së tij janë: nënë, nani, ma, mam, mami, mama, ana, etj.

Dita e Nënës është një festë për të nderuar nënën dhe amësinë, lidhjet e nënës dhe ndikimin e nënave në shoqëri. Ajo festohet në ditë të ndryshme në shumë pjesë të botës, më së shpeshti në muajin mars ose maj. Dita e Nënës përfshin nënat biologjike, njerkat, të afërmet, vjehrrat, dadot apo edhe ndonjë mike. Ajo plotëson festime të ngjashme për të nderuar anëtarët e familjes, të tilla si Dita e Babait, Dita e Vëllezërve dhe Dita e Gjyshërve.

Dita e Nënës i ka rrënjët në lëvizjen e grave angleze dhe amerikane. Më 1865, amerikania Ann Maria Reeves Jarvis organizoi Takimet e Ditës së Nënave, ku nënat mund të mblidheshin dhe të shkëmbenin ide mbi çështjet aktuale. Kjo nuk lidhet drejtpërdrejt me festimet e shumta tradicionale të nënave dhe amësisë që kanë ekzistuar në të gjithë botën ndër mijëra vjet, siç është kulti grek Cybele, Rea Nëna e Madhe e zotave, festivali romak Hilaria, ose festimi i të Dielës së Krishterë (fillimisht një përkujtim i Kishës Nënë, e jo amësisë). Sidoqoftë, në disa vende, Dita e Nënës është akoma sinonim me këto tradita të vjetra.

Versioni modern i Ditës së Nënës me origjinë nga SHBA herë pas here është kritikuar për karakterin komercial të saj. Madje edhe vetë ideatorja e saj Jarvis më vonë u pendua për këtë komercializim duke shprehur keqardhjen se ky kurrë nuk ishte qëllimi i saj. Në vendet e dikurshme të Bllokut Lindor siç ishte edhe RSFJ, Dita e Nënës nuk u festua por në vend të saj festohej Dita Ndërkombëtare e Grave. Në vende të tilla Dita e Nënës u hodh poshtë si një "krijim reaksionar i botës perëndimore". Ndërsa festa e nënës me origjinë nga Shtetet e Bashkuara është miratuar edhe në vende të tjera, festimet ekzistuese, të mbajtura në data të ndryshme, në nderim të amësisë janë përshkruar si "Dita e Nënës", siç është Nëna e Diel në Mbretërinë e Bashkuar ose, p.sh. në Greqi, Kisha ortodokse lindore feston paraqitjen e Jezu Krishtit në tempull (më 2 shkurt të Kalendarit Julian). Në Greqi festohet Dita e Nënës me karakter laik e po ashtu edhe ajo me karakter fetar. E Diela e Nënës shpesh quhet "Dita e Nënës" edhe pse janë dy festa të ndryshme.

Në disa vende, data e miratuar është e rëndësishme për fenë shumicë, siç është Dita e Virgjëreshës Mari në vendet katolike. Vendet e tjera zgjodhën një datë me domethënie historike. Për shembull, Dita e Nënës në Bolivi është një datë fikse, duke kujtuar një betejë në të cilën gratë kishin marrë pjesë për të mbrojtur fëmijët e tyre. Disa vende, siç është Rusia, festojnë Ditën Ndërkombëtare të Grave në vend të Ditës së Nënës [8] ose thjesht festojnë të dy festat, që është zakon në Ukrainë. Kirgistani ka prezantuar kohët e fundit Ditën e Nënës, por "vit pas viti Dita Ndërkombëtare e Grave sigurisht që është rritur në status".

Shikoni gjoksin e femrave për të jetuar më gjatë Shkencëtarët gjermanë pohojnë se shprehia e meshkujve për të shikuar drejt gjoksit të femrave zgjat jetën e tyre dhe i sjell dobi shëndetit të tyre, dhe për këtë arsye ata iu rekomandojnë meshkujve (sidomos atyre mbi 40 vjeç) që së paku dhjetë minuta brenda dite të shikojnë drejt gjoksit të femrave. Autorët e studimit thonë se ngulitja e syve te gjinjtë e femrës është një shprehi e shëndetshme e meshkujve dhe ka efekt të njëjtë në jetëgjatësi sikurse ushtrimet intensive, dhe mund të zgjatë jetën deri në pesë vjet më shumë.

Gruaja ka nevoijë për dashuri siç bima ka nevojë për ujë. Me prekjen e dashurisë, edhe femrat, edhe meshkujt bëhen poetë. Dashuria është një ndjenjë e mrekullueshme që frymëzon filozofët, poetët dhe artistët për të krijuar kryevepra të vërteta. Por çfarë të bëni nëse nuk keni talentin për verzifikimin, por vërtet dëshironi të bërtisni për ndjenjat tuaja? Si t'i përcillni të dashurit të gjitha ngjyrat e emocioneve? Thëniet e bukura për dashurinë vijnë në shpëtim. Deklaratat e menduara për dashurinë dhe marrëdhëniet në distancë shpesh ndihmojnë në rindezjen e flakës së venitur të dashurisë.

Të dua dhe ky është fillimi dhe fundi i gjithçkaje! Ti je burimi i gëzimit tim, qendra e botës sime dhe e shpirtit tim! Gjëja më e rëndësishme në jetë është të mësosh se si të japësh dashuri dhe ta lejosh atë të vijë. Ajo nuk është më pak se sa gjithësia ime! Ti je mendimi i fundit në mendjen time para se të bie në gjumë dhe mendimi i parë kur zgjohem çdo mëngjes! Ke gjetur dashurinë e vërtetë kur e kupton se dëshiron të zgjohesh pranë dashurisë sate çdo mëngjes! Duaje veten fillimisht dhe çdo gjë tjetër bie në vend! Ti me të vërtetë duhet ta duash veten për të bërë gjithçka në këtë botë! Për mua vetëm ti je shpirti im dhe bota ime!

"Vetëm dhjetë minuta shikim në gjinjtë e një femre joshëse, ka efekt të njëjtë sikurse 30 minuta ushtrime aerobike", thotë gerantologia Karen Weatherby, drejtuese e studimit. Të dhënat janë bazuar në hulumtimin që ka zgjatur pesë vite, ndërsa është realizuar te 200 participantë në tri spitale gjermane- me ç'rast nga gjysma është kërkuar të shikojnë drejt gjinjve të femrave, ndërsa gjysmës tjetër i është ndaluar ky “aktivitet i ëmbël”. (Malmo, Mars 2023)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat