Përmallim për atdheun tim

Kultura

Përmallim për atdheun tim

Nga: Remzi Basha Më: 18 mars 2023 Në ora: 08:39
Remzi Basha

Malli më dogji për vendlindjen dhe Dardania më mungon shumë. Mërgimi është plagë e rëndë, kurse atdheu është djepi i lindjes, shtëpia e arritjes dhe varri i të vdekurit. Nëqoftëse do të kisha pasur fatin të lindja dhe të jetoja në një vend tjetër, brenda apo jashtë kufijve evropianë, atëherë mund të thoja se atdheu është gjithçka, por, meqë kam pasur fatin e mirë të lindja në Dardani, atëherë po them se atdheu për mua është një tokë e bekuar ku jam detyruar të jetoj dhe të punoj fort për t’u larguar pa dashur prej tij, për të vajtur në mërgim.

Atdheu është shtëpia jonë, identiteti ynë. Ai na jep emrin shqiptar. Pavarësisht të mirave dhe të këqiave, atdheun duhet ta duam dhe të kontribuojmë sado pak me punën tonë. Çdo gjë e mirë është kontribut ndaj vendit ku jetojmë. Atdheu për mua është tu hipësh kamionëvë për në Gjermani, ose maleve për në Shqiëri. Me pak fjalë, atdheu është vendi të cilin na e ka dhuruar Zoti. Për mua atdheu është vendi në të cilin vështirësitë e ndryshme na detyrojnë t’i përjetojmë.

Atdheu është toka ku kemi lindur, ku flasim të njëjtën gjuhë dhe vendi ku duam të jetojmë. Atdheu im për mua është vendi që nuk dua ta ndërroj me asnjë vend tjetër. Pse? Sepse nuk ke për të gjetur asnjë si vendi yt, vendi më i bekuar për ne. Atdheu është vendi ku lindim, jetojmë dhe vdesim. Atdheeu është origjina jonë, gjëja më e shtrenjtë që kemi n botë.

Atdhëu ynë është një copë tokë ku të gjithë përrreth flasin gjuhën që ti e flet. Fëmijëve duhet t’u themi mos t’u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile edhe atëherë kur të vret. Këtu kemi lindur, këtu rrojmë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhimbje. Çka duhet të bëjmë? Ta duam njëri-tjetrin, ta ndihmojmë njëri-tjetrin, ta durojmë njëri-tjetrin! Zemra juaj të mos njohë urrejtjen, grindjen, mërinë. Urtësi, butësi, zemërgjërësi! Hapni sytë për çdo hap që bëni në jetë! Jeta mund të prishet nga një hap i gabuar, vetëm nga një hap. Pastaj vinë greminat. Kur t’ju vijë koha, martohuni! Dëgjoni zërin e zemrës, po edhe të arësyes.

Shpesh zemra të shpje në udhë të gabuar, në qoftë se nuk e drejton arësyeja. Mos i kërkoni shumë jetës, sepse jeta është koprace në mirësi. Mos ëndëroni ato që nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e mëngjezit, që sjell mëndjemadhësinë. Do t’i kërkoni jetës aq sa mund t’ju japë. Mos e harroni atdheun! Këtë porosi mos e shkelni! Duaje gruan dhe jepu zemër fëmijëve! Mos ndrysho asgjë!

Çka është atdheu? Atdheu është dhimbje. Dhimbja është një prill i pikëlluar në shpirt. Atdheu është djepi që të mban në shpirt. Atdheu është toka e premtuar. Pa atdhe dhe pa dahuri, vdes dashuria në dashuri që të çmend. Atdheu është ëndërr dhe shpresë e sfilitur
me sytë n’errësirë që vetveten e kërkojnë. Atdheu është hyjnori ynë i pavdekshëm si loti. Atdheu është flamuri që të gdhin në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje. (Malmo, Mars 2023)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat