Telegram ngushllimi i Shoqatës “Trojet e Arbrit“ me rastin e kalimit në amshim të artistit Mentor Ejupi –Toro

Kultura

Telegram ngushllimi i Shoqatës “Trojet e Arbrit“ me rastin e kalimit në amshim të artistit Mentor Ejupi –Toro

Më: 30 mars 2023 Në ora: 20:18
Shoqata e Intelektualëve shqiptar “Trojet e Arbrit“

Shoqata e Intelektualëve shqiptar “Trojet e Arbrit“ me dhimbje të madhe e mori njoftimin për kalimin në amshim të piktorit të dalluar Mentor Ejupi-Toro.

Mentori gjatë gjithë jetës se ti ju përkushtua 100 % artit dhe la gjurmë të pashlyera duke pikturuar portrete dhe imazhe shqiptare. Ne do ta përkujtojmë me pietet të madh edhe për faktin se ai në vitin 2004 kur e filluam aktivitetin tonë në Hamburg të Gjermanisë jo vetëm që ndihmoj në aspektin organizativ por edhe e punoi edhe logon e Shoqatës “Trojet e Arbrit“ logo që shoqata jonë  e ruan me nderë të madh.

E nderuara familje e Ejupi,

Në emër të Shoqatës “Trojet e Arbrit “ ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarit tuaj! Zoti ju lashtë shnosh,Mentori pushoftë në paqën e amshuar!

Në emër të Shoqatës “Trojet e Arbrit“ ju ngushëllon mr.sc.Nue Oroshi Kryetar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat