Dirigjenti Profesor Eno Koco, etnomuzikologu me njohuri të nivelit të lartë për muzikën!

Kultura

Dirigjenti Profesor Eno Koco, etnomuzikologu me njohuri të nivelit të lartë për muzikën!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 2 prill 2023 Në ora: 10:06
Qamil Gjyrezi

Arti i drejtimit të orkestrës ose drigjimi, kërkon një formim shumë të mirë muzikorë, por dirigjenti duhet të ketë njohuri edhe për disa nën-disiplina shkencore sic janë etnomuzikologjia, letësia, antropologjia, filozofia dhe psikologjia.

Një prej dirigjentëve të njohur shqiptarë Profesor Eno Koco është muzikant dhe studjues me njohuri të nivelit të lartë për muzikën dhe me formim të lartë intelektual.

Arti muzikorë kërkon një seri aftësish për të drejtuar, krijuar dhe luajtur por formimi intelektual merr një rëndësi të vecantë dhe ndikon tek loja e dirigjentit në orkestër, për të ndikuar pastaj psikologjikisht dhe muzikalisht tek publiku.

Studimet për violinë dhe dirigjim ndikuan shumë tek profesor Eno Koco për një komunikim dhe studim muzikorë me nivel të lartë.

Prejardhja, ambienti muzikorë intelektual i Profesor Eno Kocos, kane gjithashtu një rrol të madh në krijimin e personalitetit artistik dhe shkencorë.

Profesor Eno Koco ka lindur lind në Tiranë është i biri i muzikantëve Kristo Koço dhe Tefta Tashko.

I ati i Profesor Eno Kocos ka qenë bariton, ndërsa e ëma soprano lirike e mirënjohur ndërkombëtarisht, si dhe e nderuar me titullin ‘Artiste e Popullit’.

Profesor Eno Koco në moshën 7 vjeçare nisi të studjojë violinë në Liceun Artistik të Tiranës, më vonë në Leningrad, përpara se të diplomohej në ILA të Tiranës, më 1966.

Pas përfundimit të studimeve për dirigjim më 1977, një vit më vonë emërohet dirigjent i Orkestrës Simfonike të RTVSH. Me këtë orkestër, përveç numrit të madh të koncerteve simfonike e vokale, bëri regjistrime të këtij repertori, të muzikës së filmave dhe këngëve të Festivaleve në RTv, dhe zhvilloi turne në Kosovë (1979) dhe Turqi (1983).

Eno Koco drejtoi Orkestrën Simfonike të Kairos në Egjipt (1986) dhe u atashua pranë Orkestrës RAI dhe Operas Regio të Torinos (1989). Eno Koco ka mbrojtur doktoratën me temën "Kënga Lirike Qytetare Shqiptare në vitet 1930".

Vepra artistike e Eno Koços në fushë të etnomuzikologjisë, është kolosale. Kontributi i tij për afirmimin e ndjeshmërisë shqiptare në përmasa botërore, është i jashtëzakonshëm.

Etnomuzikologjia është studimi i muzikës nga aspektet kulturore dhe sociale të njerëzve që e bëjnë atë. Ai përfshin qasje të dallueshme teorike dhe metodike që theksojnë dimensionet ose kontekstet kulturore, sociale, materiale, njohëse.

Ndër botimet shqip dhe anglisht të Profesor Eno Kocos , janë traktati "Orkestrimi", në bashkëpunim me Gjon Simonin (1977, 1984), librat "Tefta Tashko Koço dhe koha e saj" (2000), "Kënga Lirike Qytetare Shqiptare në vitet 1930" (2002), artikuj periodikë që nga viti 1970, dhe ndër më të fundit janë ato "Mbi këngët e përmbledhjes Lyra Shqiptare", të botuara në revistën "Kultura Popullore" (1999) dhe "Albanian Urban Song Tradition", në "Studia Albanica" (2002).

Eno Koco ka botuar gjithashtu librin "Kënga karakteristike Korçare (Botimi i "Toena", 2003), që 'de facto' paraqet një pjesë të disertacionit të tij, dhe është botuar në Amerikë, libri "The Albanian Urban Lyric Song in the 1930s" (Scarecrow, Çikago) (Wikipedia 2023).

Iu drejtova faqes Wikipedia mbasi për të shkruar, folur dhe hulumtuar për Profesor Enon duhet të shfletohen të gjitha punët e shkruara për etnomuzikologjisë, që janë me vlera shkencore. Për të analizuar gjithashtu veprat orkestrale dhe korale që ka luajtur gjatë jetës së tij shumë të pasur artistike me orkestra të rëndësishme brënda dhe jashtë vendit duhet të dëgjohen me një studim të mirëfilltë shkencorë muzikologjik.

Falë talentit muzikorë, ambientit ku ka lindur dhe është rritur, pasionit të madh për artin muzikorë dhe studimet etnomuzikologjike vepra e profesor  Eno Kocos ka një vend shumë të rëndësishëm në shkollën shqiptare të drigjimit, studimit dhe hulumtimit të muzikës.

Profesor Eno ka publikuar një vepër etnomuzikologjike me shumë vlera, duke krijuar simbolika që i bëjnë ndër artit muzikorë dhe dijes për muzikën në Shqipëri dhe në vendet ku ka drejtuar muzikë, ka dhënë leksione dhe ka marrë pjesë në aktivitete shkencore.

Dirigjenti Eno Koco ka krijuar një personalitet të spikatur artistik në shkollën e dirigjimit shqiptarë dhe ka lënë një vepër të rëndësishme etnomuzikologjike.

Profesor Eno shkruan me një gjuhë dhe stil shumë profesional në shqip dhe anglisht, citon shumë saktë shkencërisht dhe del me përfundime shkencore në studimet e tija.

Para disa vitesh kam zhvilluar një aktivitet me temë ‘Studjuesi i muzikës Injac Ndoja në pendën Eno Kocos’. Në studimin tim  i jam referuar një artikulli shkencorë  të profesor Eno Kocos për muzikologun shkodranë Injac Ndoja. Profesor Koco e quan Injac Ndojën Injac Ndoja, pararendës i etnomuzikologjisë shqiptare. Ai shkruan: “Injac Ndojaj sigurisht nuk i përket gjeneratës së profesionistëve të fushës as për nga studimet në këtë lëmë dhe as për ushtrimin e profesionit të etnomuzikologjisë në periudhën e pas-Luftës. Ndojaj u shfaq si hulumtues i muzikës tradicionale qytetare shqiptare në intervalin kohor 1935-1941 dhe “u zhduk”, edhe përse i gjallë, duke vazhduar me devotshmëri profesionin e gjeologut e duke botuar një sërë studimesh në fushë të gjeologjisë edhe për mbi 20 vite të tjera pas daljes në pension më 1968 “

I shkruajta disa reshta për kontributin e cmuar të Profesor Eno Kocos me rastin e 80 vjetorit të lindjes. Për këtë rast është zhvilluar një aktivitet në qytetin e Korcës  dhe me datë 4. Prill. 2023 do të zhvillohet një aktivitet në akademinë e shkencave në Tiranë.

Duke i uruar Profesor Eno Kocos  jetë të gjatë dhe studime të mëtejshme për muzikën shqiptare po e mbylli punën time me thënien e Benjamin Zander: "Dirigjenti i një orkestre nuk nxjerr tinguj. Ai varet, për fuqinë e tij, nga aftësia e tij për t'i bërë njerëzit e tjerë të fuqishëm për të nxjerrë tinguj."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat