Dënes, zemër...

Kultura

Dënes, zemër...

Nga: Zymer Mehani Më: 14 prill 2023 Në ora: 09:09
Autori Zymer Mehani

Zemra ime, dënes e qaj
Derisa të ketë furtunë e stuhi mbi ne
E mes nesh të ketë pabesi
Qaj dhe dënes, imja zemër

Derisa të kesh të kohës sime plagë
Copëtohu, ndahu në dysh, kallu, digju flakë
Dënes e qaj shpirti im

Derisa në ty të ndritë shkëlqimi
E dhimbja njerëzore
Dhe ti loti im piko mos u ndal
Mbi gurët e përflakur

Mbi varret e dëshmorëve
....aty u përfal
Zemra ime

Rend rrugëve të pambarim
Kah fjala e besës
Rrugëto e mos i ndal tik-taket
Shtigjeve të jetës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat