Princesha e frymëzimeve hyjnore

Kultura

Princesha e frymëzimeve hyjnore

Nga: Baki Ymeri Më: 20 prill 2023 Në ora: 06:42
Kopertina e librit

Poezia është balsami i shpirtit, testamenti i jetës, drita e fjalëve, mbretëresha e arteve, thesari i ndjenjave dhe një burim frymëzimi hyjnor. Poezia është çelësi i universit, shprehja e bukurisë, e lirisë dhe mrekullive. Poezia është hiri i dhënë nga Zoti. Gruaja është barku i universit dhe poeti është dora e Zotit që shkruan në tokë. Poezia është një tempull i pavdekshëm. Poeti është profeti që hap portat e parajsës. Mirazhi i poezisë jep një jetë dhe fuqi, një të drejtë të qytetarit, për çdo lloj arti. Dashuria, energjia shpirtërore, besimi, sinqeriteti dhe butësia.

Angela Cârcel është Princesha e Frymëzimeve Hyjnore. Ajo ka një aktivitet të pasur letrar, duke botuar poezi të shumta në faqen e saj në Facebook. Poezia e saj është ajo që ne duam dhe kërkojmë tek njerëzit: diçka e ndritshme që e ndiejmë dhe frymëmarrim, diçka që na qetëson, na harmonizon dhe na frymëzon. Poezia është rrëfimi më intim i zgjedhur i shpirtit që qëndron në prehër të dashurisë. Poezia është dimensioni më i pastër që ka çdo qenie njerëzore. Angela Cârcel është një qenie e bukur e mbështjellë me velin e nusërisë Poezia e saj është balsami i shpirtit, vullneti i jetës, drita e fjalëve, mbretëresha e arteve, thesari i ndjenjës, pluhuri i yjeve dhe një burim i frymëzimit hyjnor që vjen nga një imagjinatë e fortë.

Poezia është arti suprem që i përmban të gjitha artet. Poetët janë ëndërrimtarë romantikë që matin thellësinë e lumit, ndërtojnë ura, ura të qëndrueshme, përgjithmonë. Dhe kur nuk ka ura, poetët janë kërkuesit që me varkat e tyre kalojnë nga një varkë në tjetrën. Poezia e Zonjës Angela Cârcel është dhuntia e dhënë nga Zoti. Poezia është çelësi i shpirtrave të mëdhenj. Kushdo që qëndron rreth saj mund të komunikojë edhe me perënditë. Poezia e saj përfaqëson mirësinë e shpirtit të atij që e krijon, të atyre që e botojnë, të atyre që e lexojnë dhe të atyreve që ëndërrojnë.

Ëndrra e Zonjës Angela është një formë e imagjinatës së vullnetshme me materje të vetëdijshme dhe shprehje të ndërgjegjeshme që përbëhen nga një impuls i imazheve, i tingujve, i ideve, i emocioneve dhe i ndjesive të tjera që ndodhin zakonisht gjatë gjumit. Kapacitetet njohëse, të tilla si të menduarit dhe kujtesa, janë sekondare, personi që fle psikikisht dhe emocionalisht i ndjen ngjarjet që ndodhin në ëndërr si elementë të vërtetë që ishin midis ëndrrës dhe realitetit. Ekziston një degë e psikologjisë që merret me studimin dhe me interpretimin e ëndrrave gjatë gjumit. Është vërejtur se mesatarisht, një qenie njerëzore harxhon rreth 6 vjet duke ëndërruar në jetë (që korrespondon me një mesatare prej 2 orësh në natë).

Ky relaksim shtyp kështu lëvizjet e pakontrolluara të trupit gjatë gjumit dhe shfaq shpesh në rastin e makthit, ndjenjën e paralizës dhe të pafuqisë. Nëse doni të hyni në histori, duhet të lindni dy herë: Një herë sepse është dhënë nga Zoti, dhe herën e dytë, për të demonstruar profesionin e poetit! Gratë gërshetojnë trëndafilat qiellorë të indeve në jetën tokësore! Dashuria e vërtetë është vetëm në zemrat fisnike. Dashuria është ilaçi më i mirë, kurse poezia është një tempull i pavdekshëm. Fuqia e mendimeve të qeta dhe fuqia e dashurisë është si një ilaç që ju jep fuqi, shëndet mendor dhe fizik.

Gjithmonë e talentuar dhe e frymëzuar, Angela Cârcel na ofron vargje me meditime të ndjeshme dhe të thella, duke arrdhë me ta në një festë të përbashkët të erëzave të fjalëve të gërshetuara me dashuri dhe ndjenja të tjera të zgjedhura. Poemat e saj janë një balsam i ndjeshmërisë, një buqetë erërash që ju mobilizojnë për të njohur dhe prekur misterin e mendjes dhe shpirtin të atij që lindi për dashuri dhe bukuri. Autorja shkruan për kujtime dhe përjetësi, për parajsën dhe yjet, për mister dhe pezullim, për zërin e heshtjes dhe dritën e dhënies, për gjithçka që kemi më të shenjtë, për botën e ëndrrave dhe dimensioneve kozmike, për trupin dhe shpirtin. Diskursi poetik i Zonjës Angela përqëndrohet në fushat e vendosura në afërsinë ekzistenciale, prej nga nxirren të gjitha të dhënat e nevojshme për një profesion të sinqertë, për një profesion të vërtetë të besimit. Duket se të gjitha përvojat kalohen përmes filtrit të pranimit lirik, për t’u rifilluar në një formë të përmirësuar të ndjeshmërisë. Një ton mbindjeshmërie i shoqëron këto tekste. Suksesi i stinëve të jetës ndihet me mprehtësi të madhe emocionale. Të përjetosh ekzistencën në një moment, mu këtu është thënia e përshtatshme në shumë tekste që privilegjojnë një formë të veçantë të autenticizmit.

Fjala e bukur poetike rumune u tërhoq edhe në këto komunitete bashkëkohore. Në bazë të panteonit të modernitetit poetik rumun, një kontribut meritor u dha nga "prindi" i madh që unë do ta quaj poezi moderne, përpara Eminescut, i cili u pasua nga një grup poetësh si: Goga, Coşbuc, Arghezi , Blaga, Eftimiu, Stănescu, Sorescu. Në kuptimin e femrës, vazhdimisht në bazë të këtij moderniteti poetik, në panteonin e letërsisë rumune ekzistojnë dy emra të paharrueshëm: Veronica Micle dhe Magda Isanos. Aktualisht, në veçanti, defilon një gjeneratë të re me Ana Blandina, Gabriela Melinescu, Florica Bud, Camelia Radulian, Mariana Grigore, Victoria Milescu, Ioana Voicilă Dobre, Beatrice Silvia Sorescu, Angela Cârcel etj. Ky grup i poeteshave bashkëkohore rumune, rindërton kështjellën e modernitetit poetik indigjen me kodifikime të reja poetike, në kuptimin e risive universale të fjalës së bukur.

Poezia është dimensioni më i pastër që ka çdo qenie njerëzore. Angela shkruan për jetën, për dëshirat, për dashurinë, për agimin e ditëve, për përmallimin, për anatominë e dashurisë që mund të ëndërrohet ose të dëshmohet, për nostalgjinë, për mënyrën se si ata hyjnë në kohën që ende është gjallë, madje edhe për shpirtin mistik kur engjëjt kanë apeluar për paqen planetare, në kërkim të një mënyre të veçantë të të jetuarit, të kuptuarit të vetmisë, me hapa që vijnë pa bërë zhurmë, për zemrën që është animuar nga hija dhe mali i shpresave në një mëngjes të qetë pranveror.

Autorja nuk është vetëm një njohëse e mësimit të poezisë rumune, por edhe e poezisë bashkëkohore. Ajo shkruan në emër të vetëdijes së saj estetike, të origjinalitetit të saj mendor që e përifton brishtësinë e femrës me një forcë briliante. Angela është një shpirt fisnik dhe bujar, një shpirt i veçantë që dashuron, që kënaqet, që pëshpërit nëpër metafora. Njerëzit e zakonshëm nuk e konsiderojnë kuptimin e plotë të fjalëve. Fjala e frymëzuar përfaqëson gjithçka që ndodh në mendjet tona. Mirazhi i poezisë jep një jetë dhe fuqi, një të drejtë të qytetarit për çdo lloj arti. Dashuria, energjia shpirtërore, besimi, sinqeriteti dhe butësia në poemat e Zonjës Angela shkëlqejnë permes sinqeriteti dhe ligjërimit, me vargje ku qielli është plot me yje.

Poezia është arti suprem që shkon përtej dhe i përmban të gjitha artet. Sekreti është të vendosësh dashuri në gjithçka që bën, sepse dashuria është ajo që i zgjon të gjitha energjitë. Jeta është e shkurtër, kurse shija është e gjatë. Lulet janë buzëqeshja e Zotit në tokë, kurse jeta që e përjetojmë duhet të jetë romantike dhe poetike. Arti i vërtetë don të thotë të mësosh, të krijosh, të shpëtosh poezinë dhe të jesh plot ngrohtësi, ekspresive, e ndritshme dhe e gjallë! Angela është një vetëdije e madhe poetike. Poezia e saj vërehet nga reflektimi i thellë, nga polemika e përhershme, e vendosur në botë, si dhe në universin e brendshëm. Autorja na dhuron tekste me cilësi të lartë dhe të jashtëzakonshme. Poezia e saj është hapje ndaj hijeshisë dhe ndjeshmërisë. Angela Cârcel nuk është poetesha e habisë ose e heshtjes. Ajo është poetesh e lumturisë, një engjëll i adhuruar dhe një dhuratë hyjnore me një buzëqeshje të kerubimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat