Mentor Zymberaj u shpall aktori më i mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Aktrimit “APOLLON”, në Fier

Kultura

Mentor Zymberaj u shpall aktori më i mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Aktrimit “APOLLON”, në Fier

Nga: M.L. Më: 3 maj 2023 Në ora: 13:43
Foto nga vendngjarja

Aktori Mentor Zymberaj ka njoftuar se ka fituar Çmimin Kryesor të Festivalit Ndërkombëtar të Aktrimit, APOLLON që u mbajt në Fier të Shqipërisë nga 24 deri më 28 prill 2023.

Zymberaj ka thënë se në konkurrencë morën pjese dhe u selektuan shtatë shfaqje teatrore. Në mesin e tyre ishte edhe shfaqja Ëndrrat e Hamletit në tekst të Nina Mazur dhe në regji e aktrim nga Mentor Zymberaj.

Njoftimi i potë:

Image
Mentor Zymberaj

Në edicionin e 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Aktrimit APOLLON në Fier, Shqipëri, i cili u mbajt nga 24 deri më 28 prill 2023, u nderuam dhe u vlerësuam me Çmimin Kryesor të Festivalit - Çmimi: Aktori më i mirë i Festivalit - Mentor Zymberaj (Çmimi Protagonist)

Në konkurrencë morën pjese dhe u selektuan shtatë shfaqje teatrore. Në mesin e tyre ishte edhe shfaqja Ëndrrat e Hamletit në tekst të Nina Mazur dhe në regji e aktrim nga Mentor Zymberaj.

Deri më tani kjo shfaqje pati një sukses të madh në pjesëmarrjet ndërkombëtare duke u vleresuar lartë nga kritika botërore teatrore dhe duke fituar Çmime Prestigjioze Ndërkombëtare si në Ukrainë, Rumani, Bullgari, Gjermani, Egjipt, Dagestan, Moldavi, Rusi, Maqedoni, Mal i Zi, Shqipëri, Kosovë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat