Lindja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut

Kultura

Lindja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut

Nga: Gjon Keka Më: 4 maj 2023 Në ora: 20:58
Gjon Keka

Me rastin e përvejtorit të 618 të lindjes së burrështetit më të madh në historinë e kombit tonë,arbërorit të famshëm të të gjitha kohërave ,Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Një mëngjes të bukur dhe miqësor të datës së bekuar 6 Maj të vitit të shënuar përgjithmonë në kalendarin e kombit tonë 1405 lindi një fëmijë i bekuar nga fisi i Kastriotëve,i mbuluar me qilim sikur përshkruhej tek heronjtë e Iliadës së Homerit.Gjergji i vogël fëmijë por me zemër të madhe,i bekuar me të hyrë në jetë mbushi gjirin e nënës së tij Vojsavës dhe babit të tij Gjonit të cilët ishin tepër të lumtur,me entuziazëm e të gëzuar.Madje gjatë shtatëzënisë para se të lindte ai, nëna e tij Vojsva kishte parë në vizion apo ëndërr se do të lindte një Njeri të Madh i cili do ta mbante përgjegjësinë e fatit të Arbërisë dhe Europës dhe do ta mbronte atë.

Barleti e shpjegon kështu lindjen e tij:

"Nuk mendoj se duhet lënë mënjanë ajo që unë e mora krejtësisht si një shfaqje mrekullie...Thonë, pra, se kur Vojsava mbeti shtatzënë me të, pa në ëndërr se lindi një Dragua aq të madh, sa që mbulonte gjithë Epirin, kokën e shtrinte ndërmjet kufijve të turqve, të cilët i përpinte me gurmazin e vet të gjakosur, ndërsa bishtin e mbante në det ndërmjet kufijve të krishterë dhe sidomos të shtetit të Venedikut. Gjoni, me t’iu rrëfyer ëndrra, nga që ajo nuk ishte një punë që të hetohej me anë rropullish apo që kërkonte për shpjegues Apollonin, e qetësoi me gëzim të madh të shoqen dhe profetizoi me lehtësi se prej saj do të lindte një Burrë i Përmendur në luftë e në vepra...”(Marin Barleti,1968)

Gjergj Kastrioti, ose “Gjergji i madh”, me emrin e të cilit jeton ende në gojën e arbërorëve të vërtetë kudo ku ata jetojnë. Lindja e tij u prit me gëzim të madh.

Arbërori i bekuar me sytë shqiponje e të pastër, aq i vendosur, trim,guximtar ,me besim në veten e tij dhe ne atdheun e tij,sikur një zë i brendshëm t'i pëshpëriste tashmë: se Bota dhe Europa një ditë do ta quante atë Gjergji i Madh i Arbërisë dhe Europës apo Skënderbeu - Aleksandri(Leka) i dytë i Europës.

Megjithatë, një shpirt i kënaqur, i gëzuar, gjallëronte rrethin e tij të vogël familjar, dhe familja më e bukur e fisnike e Kastriotëve, e kombinuar me guximin burrëror dhe qëndrueshmërinë heroike, e zbukuronte zemrën e gruas fisnike Vojsavës nënës së Gjergj Kastriotit, e cila me të drejtë njihej dhe vlerësohej nga bashkëkohësit si model virtyti dhe bukurie arbërore.Vitet e para të fëmijërisë së tij kaluan nën kujdesin e prindërve të tij të dashur, të cilët ai i shpërbleu me zellin dhe bindjen ndaj tyre, derisa u pushtua Arbëria dhe ai u mor pengë e u rritë dhe edukua në oborrin e Perandorisë Otomane. Kështu që në moshë të vogël ai u edukua në frymën e prindërve të tij për ta dashur e ruajtur atdheun e tij, dhe mësoi që në vegjëli artin ushtarak arbëror ,duke treguar kështu qysh i vogël për guximin dhe talentin e tij.

Ai u rritë nga prindërit e tij në thjeshtësinë morale dhe devotshmërinë, për bindjen ndaj babait dhe nënës, si dhe qysh i vogël ai tregoi interes për artin luftarak. Pra, kush mund ta përshkruajë kënaqësinë e babait dhe nënës së tij të ngazëllyer kur ai kthehet në shtëpi një pasdite ku biseda për artin e luftës dhe njohurit tjera ishin rend i ditës në familjen e Kastriotëve fisnik.

Princë apo Mbret i Arbërisë dhe Europës, fitimtar në të gjithë betejat e tij, At për të gjithë popullin e tij dhe më tej, mbi të gjitha ai ishte monark i madh e i lartësuar i Gadishullit Ilirik dhe kontinentit Europian.

Gjon Kastrioti, babai i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, pasardhës i një familje të vjetër fisnike dhe të shquar të Arbërisë apo Ilirisë,emri si i tij ashtu edhe i Gjergjit më pas u vendosën në librin e artë të Venedikut dhe të nderit të lartë të Raguzës.Babai i Gjergj Kastriotit,Mbreti Gjon Kastrioti ishte një njeri me intelekt të gjallë, të mprehtë, me talent dhe aftësi të shkëlqyera dhe me guxim të madh kur ishte fjala për çështjen e atdheut të tij, për të cilin ashtu sikur Konstantin Kastrioti dhe paraardhësit e tij kishte luftuar me lavdi në luftën kundër otomanëve, dhe fitoi respektin e përgjithshëm ndër gjithë vendin e tij dhe me gjerë.

Pavarësisht kësaj,nuk kaloi shumë kohë dhe u lodhë nga sulmet e vazhdueshme të pushtuesit otoman, një ditë u pushtua plotësisht duke e detyruar atë që në këmbim të lënies së tij në pronat e tij dhe të atdheut të tij ai t'i jepte djemtë e tij si pengë te oborri i Sulltanit. Dhe kjo përshkruhet si vijon: “Në një mëngjes të bukur prilli, në vitin 1413, tre kalorës turq hynë në Krujë, në kryeqytetin e Arbërisë; morën rrugën kryesore që të çonte në qendër të qytetit, drejt pallatit të Princit.

Mbërritën para rezidencës së lashtë, ata zbritën dhe u kërkuan rojeve të dyerve që t'i prezantonin pranë Gjon Kastriotit, sovran i Arbërisë. Këta të huaj me sa duket i përkisnin një rangu të lartë; pasuria e kostumit të tyre, krahët e tyre të mbështjellë me ar, arroganca e tyre tërhoqi të gjithë sytë. Ata u çuan nëpër një varg të gjatë apartamentesh të dekoruara në stilin e kohës dhe u ndalën përpara një dere prej kadifeje të kuqe:aty pranë ishte hyrja e një dhome të madhe ku Gjon Kastrioti qëndronte në mes të familjes së tij të madhe dhe krerëve të fiseve. Princi i Arbërisë, edhe pse në moshë të thyer, dukej ende plot vrull. Shtati i tij i gjatë, madhështia dhe ashpërsia e tipareve të tij, dinjiteti i sjelljes së tij, gjithçka rreth tij tregonte zakonin e komandimit. Por në këtë moment një trishtim i zymtë i mbuloi ballin. Në krah të tij ishte Vojsava, gruaja e tij fisnike dhe e guximshme. Edhe ajo kishte dhimbje; fytyra e saj e zbehtë, sytë e saj të skuqur nga lotët, dëshmonin një pikëllim mizor.

Rreth Princit dhe Princeshës së Arbërisë ishin grupuar pesë vajza dhe katër djem, dikur krenaria e shtëpisë së tyre, tani objekt zie të pamasë. I fundit nga princat e rinj ishte vetëm nëntë vjeç. Megjithatë, në një moshë kaq të butë, ai premtoi të ishte lavdia e racës së tij. Ata e admironim tek ai një bukuri të veçantë, një inteligjencë të parakohshme, preferencën e tij për lojërat e luftës.Palikarët(kapitenët e ushtrisë arbërore) e babait të tij duartrokitën kur e panë atë duke ndjekur Princin në pyjet e egra që kufizojnë Krujën, për të gjuajtur ariun e murrmë ose derrin e egër. Arbërorët, vëllezërit e tij, i vendosën shpresat e kombit te Gjergji, të gjithëve u pëlqente të tregonin shenjat e mbledhura në lindjen e tij dhe shenjat e guximit që jepte çdo ditë. Besimi i përbashkët ishte se djali i vogël i Gjon Kastriotit do të bëhej heroi dhe mburoja e atdheut të tij. Tre kalorësit turq, duke përparuar me një hap të rëndë, iu afruan Princit të Arbërisë dhe e përshëndetën me respekt, me dorën e djathtë në gjoks.Gjon Kastrioti i priste dhe i përshëndeti në heshtje.

Pra, më i vjetri nga këta të huaj foli: Princ, tha ai, ne vijmë, në emër të sulltan Muratit, ne kemi sjellë taktatin e tij për ta ekzekutuar ndaj jush,dhe jemi të ngarkuar t'i çojmë tek ai katër djemt e tu peng; në duart e tij do të jenë garancia e traktatit të lidhur nën muret e Krujës. Këtu janë kredencialet tona. Dhe në të njëjtën kohë i dërguari paraqiti firmanin e Muratit.Djemtë e mi janë gati të ju ndjekin, - u përgjigj Kastrioti. Megjithatë, më lejoni t'ju kujtoj fjalën e sulltanit: ai më u betua se në pallatin e Adrianopojës do të respektohej besimi i tyre i krishterë.Murati, u përgjigj kalorësi turk, na autorizon të vërtetojmë premtimin e tij.

Pas këtij dialogu të shkurtër, Princi i Arbërisë, duke iu kthyer djemve, të cilët nëna e tyre e përlotur i nguli në zemër për herë të fundit:Bijë, tha ai, mbani mend nga çfarë stërgjyshësh e keni prejardhjen, mos e harroni kurrë gjakun e vjetër të Kastriotëve që rrjedh në venat tuaja.Fati i luftës na imponon të gjithëve sprova të rënda...Në këto fjalë, të cilat emocioni i plakut i bëri akoma më prekëse, shpërthyen të qarat; e ndjenë edhe vetë krerët arbërorë, këta burra të ngurtësuar ndaj të gjitha rreziqeve lotët e tyre rridhnin nëpër fytyrat e tyre burrërore.

Princeshat nuk mund të shkëputeshin nga këta vëllezër që i kishin parë të rriteshin në vatrën e familjes. Gjergji, duke i shpëtuar nga duart e së ëmës, u vërsul drejt Princit të Arbërisë dhe duke përkulur gjurin: Atë, thirri ai, ne do të mbetemi të denjë për ty; ne do të jetojmë për Arbërinë dhe për ju.”(Ch.G,1862) Ndërkaq,princesha Vojsava qan e i lutet Perëndisë duarlidhur , zëmërthyer:„ Tre m'i more për mëkatet e mia,këtë të katërtin m'a fal, mos m'a merr,o Zot; mos na e mbyll shtëpinë!”(Fan S. Noli, 1968) Gjeniu i Arbërisë dhe Europës,i gjithë trupi i tij i fuqishëm,shpirti i tij si dritë verbuese dhe dora e tij, në të cilën qëndronte fati i Arbërisë dhe Europës.

Si një yll i madh, Gjergj Kastrioti shkëlqen në qiellin europian,si një dritë dashamirëse dhe e butë si një hero e burrështeti i Madh arbëror. Emrat e shumë princave e mbrëtërve të mëdhenj na kumbojnë nga buzët e historisë, por asnjë me një tingull kaq të këndshëm e të butë si ai i të urtit ,kryezotit e mbretit arbëror Gjergj Kastriotit.Kushdo që ka një mendje të edukuar dhe një zemër të ndjerë, lavdëron mprehtësinë e urtësinë e tij me të cilën ai i realizoi bashkimin e arbërorëve në Lezhë, veprimtarinë e tij që ishte e barabartë me atë të zjarrit të madh, por mbi të gjitha zemrën e tij të shkëlqyer që rrahte jo vetëm për Arbërinë e tij,por edhe për Europën e mbarë njerëzimin.

Arbërori i vërtetë si në shpirt ashtu edhe në trup mund të jetë veçanërisht krenar kur e quan të tijin një njeri si Gjergj Kastrioti ynë i Madh.Ndër të gjithë njerëzit e mëdhenj që u ulën në fronet arbërore dhe europiane, duke mos përjashtuar Aleksandrin e Madh të vetmin me shpirtin e tij brilant dhe heroizmin e tij, ne shohim vetëm tek i vetmi Gjergj Kastrioti njeriun në të cilin, përveç virtyteve të mëdha qeverisëse e mbretërore,ushtarake e diplomatike, edhe atë të gjithë plotësisë që reflektohet në veten e tij si një njeri i madh i të gjitha kohërave.

Ai edhe sot gjenë një admirim kaq të ngrohtë në zemrat e arbërorëve të tij ,të njerëzve kudo në Europë e Botë, prandaj historia e jetës dhe e veprës së tij ose është një libër popullor arbëror,europian e botëror,ose nuk ka fare.

Legjendat mbi këtë personalitet mbikohor vërtetohen nga çdo thënie, nga çdo veprim i tij. Edhe sot, në Krujë,në Lezhë, në Dardani dhe kudo në të gjithë shtetin arbëror, në të vërtetë në çdo vend ku ka shkelur ai , ka një traditë të gjallë të jetës dhe të veprës së tij, të personalitetit të tij heroik e të pavdekshëm.

Poaq e paharruar është edhe veprimtaria e kujdesshme që Gjergj Kastrioti Skënderbeu tregoi në cilësinë e udhëheqësit të Shtetit të Arbërit.sidomos ndaj jetës së nënave të moshuara, grave, pleqëvë apo baballarëve dhe fëmijëve të vegjël arbëror duke i strehuar e ruajtur ata sikur të ishin syt e ballit të tij dhe në fakt ashtu i konsideronte të gjithë qytetarët e tij ,të gjithë popullin e tij.

Kështu ai mbretëroi apo qeverisi shtetin arbëror me urtësi, me gjithë forcën e shpirtit të tij për një qeverisje apo udhëheqje të pakorruptueshëm të drejtësisë, për raporte të sinqerta dhe koncize, me një fjalë për të gjitha përmirësimet e ndryshimet e domosdoshme që njerëzit kishin dëshiruar per kaq gjatë duke ditur se ata ishin të robëruar më parë nga pushtuesi otoman, prandaj ndryshimet ishin tepër të mirëseardhura.

Mendja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut kishte krahë shqiponje, një mendje që ngrihej mbi gjithçka dhe kulmi më i lartë në të gjitha parimet e tij ku vetëm një qenie njerëzore si ai ka ardhur ose mund të vijë ndonjëherë, duke u përpjekur të godasë të gjitha të këqijat si brenda kombit të tij që kishin lëshuar rrënjë ,ashtu edhe kundër armikut,kundër të gjitha të zezave që shfaqeshin në qiellin e tokën arbërore.Kjo tregon se ai ishte i vendosur të jepte fryte,fryte që do të mbeten përgjithmonë si një vulë për kombin arbëror dhe shpirtin e familjes së përbashkët të civilizimit europian.

Sikur thuhet: “Njeriu i madh, madhështia dhe shkëlqimi i veprave të tij është një dhuratë hyjnore, si dhe ai vetë është imazhi i saj, i cili vetëm i çon të gjithë përpjekjet njerëzore drejt qëllimit të lavdisë; por njeriu i madh që nuk i nënshtrohet fatkeqësisë, që vazhdon deri në fund ose e lë jetën të lirë kur në lojën e rëndë të jetës fati bie gjithnjë kundër tij, na tregon përsosmërinë më të lartë të tij.”

Me pakë fjalë ,Gjergj Kastrioti hyri në zemrat e të gjithëve e në veçanti të arbërorëve të tij dhe do të jetojë në to përgjithmonë, jo vetëm sepse ai ishte një njeri i madh, por edhe më shumë një burrështeti e strateg i madh e i pavdekshëm europian.E gjithë Europa foli për të, e gjithë Europa e quajti hero të saj; por mendimet nga më të ndryshmet u dëgjuan për karakterin e tij, politikën, moralin dhe sjelljen e tij si burrështeti.Me të drejtë ai u quajt një burrështeti i madh,një njeri i madh e i papërsëritshëm, i urtë dhe fisnik e Mbret i dashur për popullin e tij, atdheun e tij, qytetërimin e përbashkët të Europës së tij të cilën e mbrojti i vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat