Çfarë është ky pezëm?

Kultura

Çfarë është ky pezëm?

Shefqet Dibrani Nga Shefqet Dibrani Më 14 maj 2023 Në ora: 12:29
Klejda Plangarica.

A ka liri përtej lirisë?

(Dilema e Heroit)

A ka liri përtej lirisë?
Pas gjakut dhimbja a ka gjak?
Një plagë që mbyllet a mbetet plagë?
(Kur kurmit gjurmë shpjegimesh mbillen
A ka melhem që i zbardh më pas?)

A ka liri përtej lirisë?
Ashtu siç jetë ka përtej jetës,
Kur lufta mbyllet, a ka luftë tjetër?
(Vallë sot njeriu që mban mbi shpinë
A mundet të të vrasë një ditë?)

A ka liri përtej lirisë?
A je dëshmor kur s’vret por vritesh?
(Kur sytë fiken mes shkreptimash
Dhe diellin fishk tym i barutit
A ka më dritë, a ka më qiell?)

A ka liri përtej lirisë?
Heroi që s’vritet a quhet hero?
A është jetë a ferr ajo udhë pas luftës,
Kur gjallon me shpirtin si bucelë e thyer
Pa ata sy xixëllues që u ke harruer ngjyrën?

A ka liri përtej lirisë?
A është liria trup a shpirt?


Klejda Plangarica, Prishll, 2023.

* * *

Çfarë është ky pezëm? Ky shqetësim poetik? Kjo plagë dhe ky ogur i mirë? Nga ku, dhe ku e ka burimin ky pezmatim lirik, kjo gjendje kaq e shqetësuar, ky acarim meditativ në mes dëshirës së imagjinuar dhe realitetit të përjetuar nga poetesha Klejda Plangarica, e cila me kaq dilemë ka shkruar:

A ka liri përtej lirisë?
Pas gjakut dhimbja a ka gjak?
Një plagë që mbyllet a mbetet plagë?
(Kur kurmit gjurmë shpjegimesh mbillen
A ka melhem që i zbardh më pas?)


Dilema e shprehur në vargun e dytë nëse “Pas gjakut, dhimbja e ka gjak?!”, shpreh tërë ndjenjën emocionale, shprehë dilemë dhe dyshimin e poeteshës andaj qajo është zemëruar kaq shumë, dhe krejt natyrshëm është prekur thellë në zemër, në ndjenjën e saj dhe në shpirtin e brisht që kanë vetëm poeteshat si kjo, andaj Heroi epik i saj, dhe vargu i poezisë, kanë një avokim kulturor - autoren e poezisë, e cila në këtë rast është bërë: Trup dhe Shpirt i Lirisë!...


Pastaj, kur përmes kurmit të kombit tonë, gjurmë shpjegimesh të dyshimta mbillen, shtrohet pyetja “a ka melhem që i zbardh më pas?”, krimet dhe veprimet e pista?! Sipas këtij mendimi i shprehur në vargun e poeteshës, gjithnjë shtrohet dilema në formë pyetjesh: A ka melhem që shëron sjelljen dhe veprimin e keq, për të gjitha dyshimet e veprimet e shëmtuara, për fyerjet e çaraveshjet e shumta, dhe për padrejtësitë e pafundme që po i bëhen Lirisë dhe Heroit epik të saj!

Kjo marrëdhënie dilemash, ndërmjet dy koncepteve është realiteti i jetuar fizikisht dhe i përjetuar emocionalisht, prandaj në nuancë, ajo shpreh revoltën e saj kundër realitetit përbuzës dhe të shëmtuar, andaj ajo e ndrydh zemrën e saj duke shprehur dufin e mbledhur lëmësh në zemër. Nëse “Një plagë që mbyllet a mbetet plagë?”, sidomos në kohën kur “pas gjakut” që del me dhembje, shtrohet dilema artistike, nëse “dhimbja ka gjak” dhe nëse “Një plagë që mbyllet a mbetet plagë?”, përseri shtrohet dilema, e cila vjen si rezultat i realitetit, ku për këto dy dekada liri, edhe pse Plaga e Luftës është byllur, liria e cila është pjellë e luftës, mbetet plagë e përhershme në shpirtin e një kombi i cili nuk është duke gjetur udhën e vet, pasoja e plagëve të marra në luftë, plag të cilat nuk diti a nuk deshti liria që na solli Heroi, për t’i mëkuar e shëruar sepse Njeriu ynë që mbajti mbi shpinë Lirinë që na solli Heroi epik i Klejda Plangaricës, po e vret ditën e sotme!...

A ka liri përtej lirisë?
Ashtu siç jetë ka përtej jetës,
Kur lufta mbyllet, a ka luftë tjetër?
(Vallë sot njeriu që mban mbi shpinë
A mundet të të vrasë një ditë?)

Nga kjo, na duket dhe na bëhet sikur poetesha gjatë, shumë gjatë, madje tepër gjatë ka mbajtur në zemër këtë pezmatim, në shpirt e në mendje e saj e paska bluar këtë pezëm, andaj artistikisht është shpreh, nëse “je dëshmor kur s’vret por vritesh?”, andaj guximshëm e thotë të vërtetën e hidhur, ku në “mes shkreptimash”, është bërë tjetri, e ai tjetri është HEROI i saj, është Muza e Agimit që ia nxjerr pezmin i cili del si duf, veçmas kur “diellin fishk tym i barutit”, ajo ripërserit dilemën nëse “ka më dritë, a ka më qiell?”Nga kjo që thamë, duket se çdo varg, çdo fjalë e çdo shkronjë shpreh pezëm e dëshpërim, vetëm se është kamufluar artistikisht, për të dëftuar atë që është përjetuar, është përfolur dhe është e shkruar “për” e “me” Agimin, Heroin epik të saj, dhe Heroi i Kosovës!

A ka liri përtej lirisë?
Heroi që s’vritet a quhet hero?
A është jetë a ferr ajo udhë pas luftës,
Kur gjallon me shpirtin si bucelë e thyer
Pa ata sy xixëllues që u ke harruer ngjyrën?

Metafora e shprehur si dyshim, “A ka LIRI?", dhe a ka liri përtej saj? Është shprehur si kryevarg në çdo strofë të kësaj poezie, përveçse është dilemë, është edhe shprehje meditative, kurse vargu “A ka liri përtej lirisë?”, shpreh edhe mëtej mëdyshje, sikur që nga ekzistimi i botës na është aktual dyshimi, nëse ka, ose nuk ka jetë, përtej ditës së Varrit?! Prandaj edhe poezia “A KA LIRI PËRTEJ LIRISË?”, përveç dyshimit të ngritur, si e tillë shpreh zemërim të madh të poeteshës, qoftë për veprimin dhe sjelljen e sotëme të keqe, ose mllefi i saj del nga stërkeqja kulturore, nga veprimi antiestetik, po sidomos nga pranimi si vlerë i antivlerës i të keqes e cila si shushunjë po thithë jo vetëm gjakun por edhe vlerën artistike. Kjo ngarendje është tejet fyese, është padrejtësi e cila ndonjëherë na bëhet nga të tjerët, por më shumë degradimin dhe çthurjet e vlerave kulturore i kemi bërë vet. E ky degradim, nuk ka ndodhur vetëm në kulturën letrare dhe në kulturën artistike, por por ky degradim ka ngjarë për shkak të kulturës së dobët politike, veçmas në kulturën fetare ka devijime, me të cilat jemi bërë shembull i keq, andaj poetesha, kaq bukur dhe kaq artistikisht e ka shprehur këtë pezëm, duke atakuar marrëdhëniet ndërmjet vlerës dhe antivlerës. Kjo ndjenjë patriotike ka në esencën e saj vlerën artistike dhe mesazhin e çastit që do t’i shërbej kohës së tanishme pse jo edhe asaj të përseritshmes, vetëm e vetëm për të ndërtuar si duhet të nesërmen e ndritshme?!...

A ka liri përtej lirisë?
A është liria trup a shpirt?

Me poezinë "DILEMA E HEROIT", e cila nuk ka nevojë për ndonjë verifikim, në mënyrë aksiomatike poeteshës Klejda Plangarica, i pranohet si gjetje e bukur metaforike dhe padyshim vet ajo është shqetësimi ynë poetik. Ajo është dilema jonë shqetësuese. Është dhembja jonë nacionale. Madje, motivi i poezisë është edhe pezmi i vet Heroit epik të saj, sepse poetesha aksiomatikisht është brenga e Kombit dhe e Atdheut etnik!

Thellësi e shprehjes, me kaq filozofi, nëse "KA LIRI PËRTEJ LIRISË?", hap dilemë tronditëse, dhe kërkon qasje të duhur, pasi realiteti ekzistues e paska zemëruar kaq shumë poeteshen, dhe duke e prekur thellë ndjenjën e saj njerëzore, është shprehur me kaq pezm. E kemi të qartë se është sjellja e keqe, janë çaraveshjet dhe gjuha e degraduar që orë e çast fyen njeriun, intelektualin dhe krijuesin artistik.

Këto gjëra si padrejtësi jo vetëm e shqetësojnë atë, por natyrisht i kanë ndezur muzën krijuese, ndasht pse paska nxjerrë një varg kaq tronditës, në kohën kur vargu dhe poezia si tërësi tematike është kaq e frymëzuar, me një shpirt artistik të rebeluar e paska kritikuar realitetin ekzistues, në shërbim të Heroit të saj epik, Agim Ramadanit – Heroit të Kosovës!

St. Gallen, 13-14 maj 2023.
Shefqet DIBRANI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat