A do të mbahen(dhe kur) takimet letrare:“Azem Shkreli” këtë vit?!

Kultura

A do të mbahen(dhe kur) takimet letrare:“Azem Shkreli” këtë vit?!

Nga: Dibran Demaku Më: 15 maj 2023 Në ora: 16:13
Autori Dibran Demaku

Qyteti i Pejës,qyteti buzë Alpeve shqiptare është me fat që nga gjiu i vetë kishte nxjerr shkrimtarin dhe poetin ndër më të mëdhenjt në hapësirën shqoptare dhe jo vetëm të madhin Azem Shkrelin.

Azemi(Shkreli) i madh me veprimtarinë e tij letraro-artistike dhe jo vetëm ia kishte ngritur lartë emrin e qytetit të tij dhe Rugovës edhe në përmasa europiane. Edhe Peja, si qytet për vite të tëra i kishte dalë hakut me organizimin letraro-artistik me karakter ndërkomëtar me emrin: - Takimet letrare "Azem Shkreli”.

Këto takime janë mbajtur për vite me radhë,ku kanë marrë pjesë përveq poetëve kombëtarë edhe poet ndërkombëtarë nga vende të ndryshme të planetit. Edhe takimet në fjalë ia kanë ngritur namin dhe peshën edhe në përmasa ndërkombëtare qytetit të Pejës.

Takimet letraro-artistike”Azem Shkreli” vite me radhë janë mbajtur në qytetin nën Alpet shqiptare,në të shtunën apo të dielen e majit.
Ndoshta do të mbahen edhe këtë vit në fund të majit! E ceka fjalën “ndoshta”, sepse sot data në kalendar shënon 15 majin,dhe deri më tash askund në mjetët e informimit nuk është dhënë asnjë lajm se me cilën datë do të mbahen takimet në fjalë?!

Nëse ndodhë (mos o zot) dhe të mos mbahen ato, Peja në veçanti dhe Kosova në përgjithësi do të ngelin më të varfëra për një takim letraro-artistik me përmasa dhe karakter ndërkombëtarë.

Kjo nuk do të duhej të ndodhte as Pejës në veçanti dhe as Kosovës dhe kulturës shqiptare në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat