Të zgjedhurit tanë

Kultura

Të zgjedhurit tanë

Nga: Musa Ahmetaj Më: 16 maj 2023 Në ora: 09:56
Musa Ahmetaj

Bukën nën hije

E hanin me dardha

Tani janë dashuruar

Në këmisha të bardha

Pullat e këmishës

Me shumë ngjyra

Kur dalin në televizion

Ju buzëqeshë fytyra

Me kravata të lidhura

Me stil dhe ekstra nyje

Demagogjisë së juaj

Secili tani i bjen në fije

Të zgjedhurit tanë

Me lloj-lloj kravata

Verë e dimër në gushë

Edhe kur ju vjen nata

Fjalën deputet e gjeta

Edhe në shumë fjalorë

Por në përditëshmëri

Vërtet edhe u bën horë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat