Stamboll kë do të takoj

Kultura

Stamboll kë do të takoj

Nga:  Skënder Karaçica Më: 12 qershor 2023 Në ora: 19:02
 Skënder Karaçica

Marrë udhën për Stamboll

bileta e udhëtimit 

në kujtime historia

e shpërnguljes  shqiptare.

Sa shumë shkuan në Anadoll

Sa shumë lot e dhimbje!

Marrë udhën për Stamboll

nuk takoj njeri të gjakut

ata flasin sy më sy

ata flasin në një gjuhë

kuptimin e di dielli

kuptimin e di gjaku

Marrë udhën për Stamboll

njerëzit e mi në peshojë jete

tani mbetën letër-shteti

duhet të shkoni në Anadoll.

Mbyllin portat me dryrin

e shënjës mbi ballë

lamtumirë toka ime

lamtumirë diell Kosove.

Anadoll nuk të zgjodhëm

po na zgjodhi letër-shteti!

Marrë udhën për Stamboll

porçarin e Dritëro Agollit

nuk e takoj në duqnin e tij

ai kishte vdekur me plisin shqip.

Erdha Stamboll të flasë

gjuhën e harresës në kohë 

gjuhën e vrasjes letër-shteti

shpërngulje në tokën e huaj

Erdha Stamboll,Erdha Stamboll

të takoj kohën e gjakut tim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat