“Kurbani” dhe “Vidovdani”

Kultura

“Kurbani” dhe “Vidovdani”

Nga: Sevdail Hyseni Më: 1 korrik 2023 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Dy festa të mëdha kalendarike

Njëra thirret në fat e shëndet,

E tjetra për humbje shekullore

Gjatë një kohe, prej 634 vjet.

Kurban Bajrami me Vidovdanin

Nuk krahasohen, për asnjë çmim,

E para hap rrugë me mish kurbani

E dyta mbyll lëvizjet për qarkullim.

T’i kremtosh humbjet me lëvdata

Për mitet e “zhveshura” me interes,

Është sikur brenda kur të zë nata

Sillesh vërdallë, si macja në thes.

Nga Beteja e Kosovës me siklet

Sa sulltanë, mbretër e gjeneralë,

Treten si shkuma e valës në det,

Duke ikur me bishtin nën shalë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat