Një vizitë mbresëlënëse në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofie

Kultura

Një vizitë mbresëlënëse në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofie

Sokol Demaku Nga Sokol Demaku Më 6 korrik 2023 Në ora: 23:10
Pamje nga vizita

Në kuadër të vizitës së shkrimtarëve shqiptar anëtar të Qendres Kuturore Shqiptare Migjeni nga Borås i Suedisë Lidhjes së Shkrimtarëve të Bullgarisë sot u realizua një vizitë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje në një atmosferë vëllëzerore dhe shumë përmbajtësore.

Në vizitë Ambasadës së Republikës së Kosovës ishin poetët Hamit Gurguri, Bahtir Latifi, Sokol Demaku dhe mikëpritsja e kësaj vizite të poetëve shqiptar nga Suedia Angjela Dimceva sekreterare në Lidhjes e Shkrimtarëve të Bullgarisë dhe koordinatore e bashkëpunimit ndërkombetar të Lidhjes së Shkrimtarëve të Bullgarisë.

Delegacioni nga Suedia në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës i pritën Sekretari i parë i Ambasadës së Kosovës Bujar Misini dhe Konsuli në Ambasaden e Republikës së Kosovës Bujar Deskaj.

Bujar Deskaj i informoj të pranishmit me punën dhe aktivitete e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bullgari dhe rezultat e arritura në prezentimin sa më të denjë të shteti të Kosovës tek miqt bullgar të cilët që nga themelimi i shtetit të Kosovës kanë dhenë dhe japin një mbështetje të madhe në shtetësimin e shtetit më të ri në botë, ku ai dhe sekeratari i parë Bujar Misini shprehen fjalë miradie për shtetin bullgar dhe vet qytetarët bullgare në këtë drejtim.

Ndërsa nënkryetari i Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni nga Borås i Suedisë, Hamit Gurguri infiormopi nikoqirët me qellimin e vizitës së poetëve shqiptar nga Suedia e largët në kryeqyetin bullgar këto ditë dhe bisedatë me nikoqirët bullgar Lidhjen e Shkrimtareve të Bullgarisë mbi bashkëpunimin dhe krijimin e urave lidhëse mes poeteve shqiptar ne Suedi dhe atyre bullgar në të ardhmen. Ai tha se kjo është vetëm një nismë e një pune ta madhe në ketë drejtim sepse bazat e një aktiviteti të frytshëm mes poeteve shqiptar ne Suedi dhe atyre bullgar janë vu që me kohë në bashkepunimin mes poeteve kur eshte fjala te Festivali nderkombetar i poezise ”Sofra poetike ne Borås” dhe në perfshirjen e poeteve bullgar në tri Antologjit e fundit të Festivalit në fjalë.

Bujar Deskaj tha se Ambasada e Republikes së Kosovës është dhe do të jetë një mbeshtetëse e fort e këtij bashkepunimi mes poeteve shqiptar nga Suedia dhe atyre Bullgar nga gjithë Bullgaria, kështu që Amabasa me të gjitha mundësit dhe forcat do jetë në mbeshtetje të akviteteve të shkimtarëve shqiptar dhe bullgar në Sofie në të ardhmen.

Poetët kosovar me banim dhe punë në Suedi me ketë rast i dhuruan bibtiotekës së Ambasadës verpat e tyre si dhe tre egzmeplar për fondin e Bilbiotekës Kombëtare bullgare në Soefie të cilat do të jenë të ekspozuara në raftat e librave të kombëve që jetojnë në Bullgari.

Me këtë rast nga të dyja palët u cek rendësia e bashkëpunimt në lamin letrare dhe prezentimin sa më të denjë të letersisë shqipe ne Republiken e Bullgarisë cka nuk do të mungojë një nagazhim i përbashkët në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat