Edhe në Sofie të Bullgarisë jehon bukur fjala shqipe

Kultura

Edhe në Sofie të Bullgarisë jehon bukur fjala shqipe

Nga: Sokol Demaku Më: 7 korrik 2023 Në ora: 22:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të vizitës së poeteve dhe shkrimtarëve shqiptar nga Suedia sot në lokalet e ”Sofia Press” u realizua një mbrëmeje kultuore-letrare nga ana Lidhjes së Shkrimtarëve të Bullgarisë, me poet bullgar dhe ata shqipotar nga Suedia.

Në sallën e mbushur përplotë me adhurues të fjalës së shkruar, poet dhe shkrimtar nga vise dhe qytete të ndryshme të Bullgarisë këtë takim e hapi Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Bullgarisë Bojan Angellov i cili përshendeti mysafirët e largët nga Suedia si dhe të pranishmit në këtë event madheshtor kulturo-letrar.

Në mes duartrokitjeve frenetike të adhuruesve të fjalës së shkruar, poezisë dhe letersisë të pranishmit përshendeti Kryetari i Qendrës Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga Borås i Suedisë Sokol Demaku me një falenderim të vecant për Lidhjen e Shrimtarëve të Bullgarisë për ftesën për të qenë prezent në kåëtåe event kulturo-letrat edhe poet shqiptar nga Suedia e largët, për Kryetarin Bojan Angellov, sekretaren e Lidhje sër Shkrimtareve Angjela Dimceva si poet, shkriumtar, gazetar të pranishëm në këtë event, por një përshendetje e vecnat me ketë rast ishte për Stafin diplomatik të Ambasades së Republikës såe Kosovës në Sofie të cilët e madheshtuan këtë event dhe takim të parë mes poeteve bullgar dhe shqiptar nga Suedia e largët.

Me pooezitë e tyre ne tri gjuhë shqip, suedisht dhe bullgarisht u paraqitën para të pranishmëve poetet shqiptar nga Suedia Hamit Gurguri, Bahtir Latifi dhe Sokol Demaku, të cilët u priten me ovacione dhe duartrokitje frenetike nga të pranishmit në sallë. Dëgjuam fjalë miradia nga publiku bullgar por edhe nga poetë bullgar të cilët thanë se u kënaqën me muzikalitetin e gjuhës shqipe te cilën nuk kishin pasur rast ta dëgjonin dhe shijonin deri me sot. E mu për ketë u themi këtyre penave shqipe nga Suedia u lumtë me punën që beni në prezentimin s ame te denjë të poezise shqipe në arenen nderkombëtare. Edhe poetë bullgar, Bojan Angellov, Angjela Dimceva, Sllavka Marinvoska, Radka Atanaskova Topallova, Dobrin Dobrev dhe të tjerë lexuan për të pranishmit punimet e tyre ku edhe ata u priten në menyrë madhështore nga publiku vendës.

Më heret në seline Lidhjes së Shkrimtarëve të Bullgarisë këtë ditë Kryetari Bojan Angellov me anëtaret e Kryesisë kishte organziau një pritje për përfaësusesit e QKSH Migjeni me c`rast i kishte njohtua me punen dhe veprimtarin e LSHB dhe mundesit e bashkepunimit, të njejten gjë për miqt bullgar kishin prezentua edhe poetet shqiptar dhe kishin shprehur gatishme rin e një bashkepunimi mes dy shoqatave ne të ardhmen me projekte konkrete letrare.

Në fund të eventit Nënkryetari i QKSH Hamit Gurguri dhe anëtari i Krysisë Bahtir Latifi nga Suedia e largët kishin sjellë pak aromë suedeze për miqtë tyre dhe me këtë rast pefaqësusit të Ambasades së Republikës së Kosovës, Kryetarit të Krysise së LSHB, dhe sekretares së Krysise se LSHB iu dhurua nga një ”Midsommarstång” simbol tradicional suedez në Festimin e Ditës së verës 24 qershorit.

Për mysafirët shqiptar nga Suedia e largët publiku kishte përgatitur bukete me lule të freskëta cka ishte edhe një suprizë në ketë evenet madheshtor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat