Hajduti në rrugën e madhe dhe margimi nga vetvetja

Kultura

Hajduti në rrugën e madhe dhe margimi nga vetvetja

Nga: Baki Ymeri Më: 13 korrik 2023 Në ora: 06:27
Kopertina

Që kur m’u vu lapsi në dorë dhe mësova të lexoja, me fjalë të tjera, pasi fillova të ndërgjegjësohem për botën, gjithmonë e kam pyetur veten: si dhe në çfarë mënyre jemi larguar nga substanca jonë origjinale, substanca nga substanca e universit?! Se për t’u larguar, po duket, se jemi larguar! Vetëm të verbërit dhe të verbëruarit besojnë tjetërgjë dhe e shohin kërthizën e momentit, këtu, në tokë dhe në qiej, pjesa tjetër, njerëzit e angazhuar në mekanizmin natyror të jetës, pranojnë idenë e "një kokrre zbavitëse" dhe para se të marrin vendimet, kthehejnë, veten dhe fjalët e të tjerëve, si cfurku në kashtë! Rrobaqepësit dikurë, kishin një fjalë të urtë, një udhërrëfyes në punën e tyre të përditshme: “mate 10 herë dhe preje një herë”.

Prandaj, në të njëjtat kushte, ki durim me veten time dhe me njerëzimin, do të doja të dija pse njeriu bëhet grabitës në rrugën e madhe, kur një nga ligjet morale me të cilat është ndërtuar, thotë thjesht, pa mëdyshje, "mos vidhni"?! Meqë ra fjala: nga këndvështrimi im, jeta në tokë, që nga kohërat e lashta, është projektuar sipas disa ligjeve morale. Ligje të thjeshta dhe të lehta për t'u bindur, për sa kohë që je Njeri, me vetëdije (të paktën në termat e Hegelit) dhe ndërgjegjësim për qëllimin tënd. Përndryshe, humbje kohe, humbje vakti, e jotja, si njeri në histori, dhe sigurisht, humbja e vetes, si një individ i humbur në një nuk e di se çfarë.

Nga këndvështrimi i fjalorit të gjuhës rumune, ndryshe nga hajduti, i aftë të vrasë për të vjedhur, grabitësi është i barazvlefshëm me banditin, i poshtër ose maskara, i pranishëm në çdo hap, në mes të turmave, dhe sidomos në institucionet e çdo shteti në botë. Qëllimi i tij është hajdutllëku, por si me shaka, dinakëri, pedantëri, i bërë, pothuajse gjatë gjithë kohës, "në emër të së mirës për njeriun". Ose, për faktin se pas kësaj shprehjeje “në emër të së mirës për njeriun” qëndrojnë eksperimentet e mëdha negative shoqërore, madje edhe luftërat e mëdha, shkaqet e rrënimit njerëzor, të kryera nga disa “gjeni të kontekstit”, gjë për të cilën kam folur.

Për më tepër, për të njëjtat konsiderata, tha se historia e njerëzimit është një histori gjakderdhjesh në të cilën heronjtë janë ose kriminelë në kuadrin e disa masakrave të pakuptimta, ose rënia e njeriut në humnerën e arrdhshme. Duke parë brenda vetes sonë, në historinë e njohur, por edhe në të tashmen e mjaft të pistë, padashur vërtetojmë fillimet tona. Duam të jemi me çdo kusht ose si individ, ose si kryetar shteti ose kushedi se çfarë imtësire në krye të një institucioni, qoftë si komb, qoftë si popull, etj. Pastaj, mahniteh se çfarë fillimi, duam të tregojmë se jemi, edhe nëse mezi dridhemi andej-këtej, dhe vetëm nën hijen e disa personazheve që, përkohësisht, mendojnë se janë pushteti. Me kohë them, përderisa pushteti shkon jallëzisht në ujin e sëmbetës! Ta merr! Vala vjen e ta merr kalin, me gjithë forcën tënde!

Sidomos atëherë kur kali është, në të vërtetë, një kafshë e përmbushur. Në një konjukturë të tillë, bindja jote ndaj "të verdhës së fuqishme" të tret në idenë e shërbëtorit, ndonjëherë shërbëtor absolut. Dhe ti çka je? Ku je?! Në një situatë të tillë, natyrisht, vetëdija, pjesë e pozitivizimit të të qenit në pëlhurën e kohëtave tua, bëhet pavetëdije. Bie koka e përmbushur, bie mashtruesi! Bie drita e hënës, bie gjithçka! Në atë pikë, merre nëse ke nga?

Nga ku, nëse nuk ke as një emër?! Imagjino të mos jesh njeri, jo ti gomar (kafshë, në përgjithësi), as pemë, as një fije bari apo një frymë erës kot! Të duash të arrish diku dhe të mos kesh çka të dërgosh! Të duash të jesh diku tjetër dhe të mos kesh asgjë për të dërguar! Të duash të kujtosh veten, dhe asnjë kujtesë! Të duash të jesh një emër në botë dhe, në krye, madje të mos jesh, në kushtet që, megjithatë, dikush si ty të thotë: "hë more, dikush..."

Tragjedia qëndron në faktin se emri nuk është i rastësishëm. Nuk e heq nga gozhda dhe shkon me të ashtu, pa lidhje, në shëtitje. Ai, emri, është i vështirë për t'u ndërtuar. (Në parantezë, për të interesuarit, për emrin, në formë teorike, në nivelin performativ, thotë Aristoteli.) Duke u rikthyer, që të kuptohem, Manole, derisa e ndërtoi Anën, a ishte Manole? Po nga ku! Asnjë gjë! Noe, nëse nuk do ta kishte kalëruar përmbytjen, a do të ishte akoma Noe? Djaj të thatë! Apo as ata! Në rastin tonë, si njerëz, në këtë moment, kur as kompromisi ynë nuk e thotë fjalën, dëshpërimi, pastaj dalja në rrugë të madhe, sipas modelit të atij që i ishte zotëri. Mjeshtër cung, “i shkurtuar nga një kokë”, si në kohën e osmanëve.

Prandaj, i dëshpëruari, kameleoni nga natyra, bëhet grabitës karizmatik, joshës, i dashur nga shokët e tij. Në realitet, banditi, i poshtëri apo maskarai, nepërkë, gjithmonë gati për të sulmuar. Me pak fjalë, një batutë po aq e përmbushur, që të bind e të vjedh, nga shpirtrat deri te zarzavatet apo ku ta dish se çfarë tjetër. Për të hyrë në dorën e tij, në çdo kohë ai është në gjendje të bëjë çdo gjë. Madje shet babanë, nënën e vet, shet veten, derisa merr një pozicion, zakonisht në shtet, vend nga ku mund të shantazhojë, trafikojë etj., padyshim, me synimin për të pasur akses në paranë publike.

Deri pak kohë më parë thoja se paratë e shtetit nuk mund të vidhen për sa kohë që edhe brenda institucioneve, përveç atyre të jashtme, ka edhe departamente të mbikëqyrjes dhe kontrollit. Isha gabim! Kam harruar të fus në ekuacion ryshfetin e përditshëm, rreth të cilit mblidhet sa hap e mbyll sytë grupi kriminal dhe sigurisht grupi misioni i të cilit sillet rreth parullës “njëra dorë lan tjetrën”. Të vetëdijshëm për nevojën e madhe dhe të “mbytur” tej mase nga ecuria e institucionit, dhe nga vështirësitë e atyre që i rrethojnë, ata që u përmendën më parë, para së gjithash, bërtasin me zë të lartë... dhe..., përgjithësisht, kudo. ...: se s’ka, tjetri mungon, po na kërkohet më shumë dhe mezi ia dalim”.

Prej këtu deri te vjedhja në emër të së mirës për njeriun, nuk ka as një pëllëmbë dore. Teknikës së mëparshme, të vjedhjes në emër të së mirës për të afërmin, duhet t'i shtohet edhe kultura e anulimit ose kultura e asgjësimit, „Cancel culture". Prandaj, ndonëse pedant në grabitje, në veçanti të shtetit (më falni për shprehjen, e thënë nga goja, në gojë: “ka vjedhur nga shteti, jo nga njeriu, i kudogjendur para vitit 1989, në kohën e komunizmit, dhe në tjetrën, “vjedhi, por edhe dha!...”, e thënë në çdo cep, në demokraci të plotë), grabitësit janë të frustruar.

Jo rrallë dëgjojmë: “nëse ka filani, pse të mos kem edhe unë” ose ndryshe, nga një këndvështrim tjetër: “nëse ka vjedhur duke rrezikuar, pse të mos rrezikoj edhe unë?”. Çfarë të bëj, nuk shoh se dikush do të kishte bërë diçka?!”). Në një shtet ku drejtësia imitohet, paqja sociale zhduket sa hap e mbyll gishtat, anarkia hyn sa hap e mbyll sytë dhe bëhet, për një kohë, një formë qeverisjeje. Për t'u bindur, kujtoj momentin e grushtit të shtetit pas 25 dhjetorit 1989, kur kaosi i rrugës e tha fjalën, kurse Rumania, brenda natës, kishte në një moment tre qeveri.

Frustrimi i madh specifik i të poshtërve, nuk përqendrohet, siç mund të mendojmë, në mungesë të pasurisë, por te mosnjohja e tyre si vlera shoqërore. Mosnjohja, për ta, një dhimbje e madhe! Nga kjo mosnjohje, anulim me riemërtim. Me fjalë të tjera, e fshin çdo simbol, çdo emër, fshin çdo përmbajtje para teje, në mënyrë që të jesh ti. Në aspektin ligjor, një akt i tillë është vjedhje identiteti. Por përpjekja për të fshirë, për të anuluar gjithçka që është shumëvjeçare dhe për të vënë veten në vendin e atyre që me përpjekje janë bërë klasike, sigurisht që do të thotë vetëanulim dhe dështim në të njëjtën kohë. Por nëse paratë e zeza bëhen nga diçka të tillë, nga riemërtimi, si nga çdo vjedhje tjetër, bashkëqytetari yt, megjithëse e di, është i duruar dhe hesht nga frika.

Të jemi të drejtë, të vetëdijshëm se njeriu është subjekt i gabimit, duhet thënë se jo të gjithë jemi hajdutë. Njeriu kontingjent, i vetëdijshëm për qëllimin e tij, është përgjithmonë në rrugën e shpëtimit. Megjithatë, kudo, përreth, pranë tij, heshtje, një simfoni vështrimesh dhe kujtimesh. Pranë saj, pranë simfonisë, jeta, gjithmonë gati, si të thuash, për të tradhtuar. Në fund të momentit, misteri! …Ose, ndryshe, herë Zoti, herë djalli! Sidoqoftë, kjo e fundit, më rrallë. Mes njërit dhe tjetrit, ngjitja, fati, ruleta, numri 6. Të menduarit e përsëritur!... Pastaj, vdekja, perde e kotësisë!

Zotëri, nëse mund të vdesish në këmbë, shenjë?! Të mbetesh kështu, shkëmb guri dhe vetëvarrosesh, pingul në boshtin e kohërave! Të jetë një lloj antene, nëpër të cilën duhet të kalojë koha dhe fjala! Në realitet, ne, të gjithë një me tokën, një lloj hijesh të shuara në muzgun e dëshpërimit. Përpiqesh të jesh dhe... Një, dy, të ngatërrohen fijet! Mëkat për kockat e thyera, nëkat për kompromiset e bëra në emër të bërjes, mëkat edhe për t’u mahnitur, duke bërë dëm, duke u larguar nga vetëvetja! Kjo është! Është një gjë të duash dhe tjetër është të jesh!

SHËNIME PËR AUTORIN

Nicolae Bălașa është romansier, dramaturg dhe publicist i shquar rumun. U lind më 4 Mars 1956 në Bulzeshti të Oltenisë. Absolvoi Fakultetin e Pajisjeve Teknologjike në Bukuresht (1980). Provimin e licencës e ka marrë me notën 10-të. Në Universitetin e Krajovës kreu Fakultetin e Historisë (Filozofi-Sociologji), promovimi (2000). Në vitin 2004 u doktorua në Universitetin Perëndimor të Timishoarës (Fakulteti i Shkencave Politike - Filozofia dhe Shkencat e Komunikimit. Teza e doktoratës: "Komunikimi dhe mirëkuptimi". Gjatë viteve 2005-2009, ka ushtruar profesionin e profesorit në Universitetin e Krajovës, ku ka ligjëruar për "Komunikim shoqëror". Ndërmjet viteve 2008-2013, dha kursin e komunikimit në fushën mjeksore, në Shkollën Postliceale të Farmacisë dhe Infermierëve (Krajovë).

Vepra të botuara: "Mallkime", roman, 1995; "Mbi ujin e Sëmbetës”, roman, 1998; "Organizimi dhe funksionimi i mediave në Olteni", 2000; “Komunikimi dhe funksionimi i mirëkuptimit njerëzor” (studim i botuar në revistën “Lamura”); "Në fillim ishte fjala" (antologjia e Shoqatës së Shkrimtarëve të Oltenisë), 2001; "Mbi ujin e Sëmbetës", (botimi i 2-të); "Teksti dhe ligjerata" (studim), 2005; "Komunikimi dhe mirëkuptimi", 2005; “Medallion letrar - Struktura e përhershme e kulturës dhe edukatës” “Ura e thyer dhe rënia në askund”, roman, 2006; "Llojet e të folurit" (studim), 2007; "Hajmalitë e Aleksandrës”, roman, 2008; "Doganat e apokalipsës”, roman, 2009; "Aquarium me shirita", roman, 2010; "Jeta si iluzion dhe momenti si destin”, roman, 2011; "Vlerësim dhe përbuzje", dramë, 2011; "Nën shenjën e pyetjes", ese, 2012; "Sarra", roman, 2012; "Lotë dhe Para", roman-ese, 2013; “Lëmoshtar në ferrin e portës së parajsës", roman-foileton, 2017; Përtej normalitetit”, roman, 2023. Librat e tij janë botuar në Krajovë dhe Tërgu Zhiu. Disa nga to janë ribotuar. Autori është laureat i një numri të konsideruar Diplomash dhe Mirënjohjesh, anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Rumanisë. Ka botuar mbi 400 artikuj në revistat pretigjioze të Rumanisë. Moldavisë, Zvicrës, Gjermanisë, Zelandës së Re, Kalifornisë dhe Kanadasë. Ka refuzuar postin e Ministrit të Kulturës dhe nuk merr pjesë në asnjë parti politike. Për veprat e tij kanë shkruar recensione kritikë të shquar letrarë. Disa nga romanet e tij janë përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat