Nuk e lejojmë

Kultura

Nuk e lejojmë

Nga: Musa Ahmetaj Më: 17 korrik 2023 Në ora: 19:13
Musa Ahmetaj

Shumë e shumë bletë

Kosheret i lëshuan

Nën hijen e një peme

Mbledhje organizuan

Edhe rendin e ditës

Me zzzzzz e votuan

Formimin e një partie

Shumica u deklaruan

Kryëma me vonesë

Në krye të vendit doli

Me zgjuarësinë e saj

Menjëherë fjalën e mori

Ju të dashurat e mia

Jeni shumë punëtore

Formimi i partisë së re

Nuk na shkon për dore

Sepse në mesin tonë

Gjendet ndonjë hut

Menjëherë në popull

Krejt e bën punën m....

Neve na ka edhe hije

Nga bytha të prodhojmë

Nuk e lejojmë prodhimin

Me deputet të na krahasojnë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat