Golemi dhe valët e bregdetit shqiptar

Kultura

Golemi dhe valët e bregdetit shqiptar

Nga: Skënder Karaçica Më: 22 korrik 2023 Në ora: 08:58
Skënder Karaçica

Shqipëria jonë po ndryshon përditë.Nuk do të vonohemi tashti në histori me fajin tonë,kështu me thotë mendja pranë valëve të bregetit shqiptar.

Durrësi sa e ka rritur shtatin e zhvillimit.Vijnë pajada pushuesit nga të gjitha anët etnike të atdheut për të pushuar me valët e bregdetit shqiptar.Adriatiku shqiptar në bashkon,u them me shpirt e zemër të mbushur me aromën e detit,pushuesve shqiptarë me frymë të atdheut...!

Golemi nuk fle!Golemi pret me zemër të hapur shqiptarët dhe mysafirët nga vendet e Evropës!Deti shqiptar është bërë për të gjithë industria e turizmit dhe kahet e zhvillimit ekonomik të shtetit shqiptar.

Kemi më se 420 kilometra të vijës bregdetare të Shqipërisë tonë!Ketë pasuri që na e dhuroi Zoti,duhet të shfrytëzojmë racionalisht dhe,përmes projekteve dhe të investimeve të huaja kapitale,ka ardhur koha që qeveritë tona në Tiranë dhe Prishtinë të përmbyllin projektin madhor ekonomik çdo pëllëmbë e bregdetit shqiptar të bëhen kahe të zhvillimit për ardhmën me mirëqenie të kombit shqiptar!

Golemi,vera dhe deti, fryma e atdheut...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat