Dhuratat e zemrës dhe dritat e shpirtit

Kultura

Dhuratat e zemrës dhe dritat e shpirtit

Nga: Baki Ymeri Më: 1 gusht 2023 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Poeti është mbreti i imagjinatës, poetesha është mbretëresha e befasive, kurse poezia është një dhuratë hyjnore, balsam i shpirtit, testamenti i jetës, drita e fjalëve, princesha e arteve, thesari i ndjenjave dhe një burim i pashtershëm energjishë hyjnore. Në poezi, vargi i parë dhe vargu i fundit duhet të jetë si një vetëtimë, apo si një krismë e pushkës. Ejup Ajdini është poet i dritës dhe ikona e lirikës shqiptare që jeton dhe vepron në atdheun e fjalëve. Ai ka fatin të jetë i nderuar me libra që e bëjnë historinë. Libri i tij është përmbushja e një ëndrre për të vajtur nga drita në dritë.

Në poezi, vargu i parë dhe vargu i fundit duhet të jetë si një vetëtimë, apo si një krismë e pushkës. Poezia është pjesë e bukurisë së shpirtit. Pse? Sepse shpirti ka nevojë për poezi dhe njeriu ka nevojë për dashuri. Kohë pas kohe poeti shkruan vargje që të shpëtojë nga një presion i papërmbajtshëm shpirtëror, për të dëshmuar se nuk jetojë më kot. Fjala e Zotit është e mbuluar me ar. Ejupi na fton duam njëri-tjetrin dhe ta kultivojmë gjuhën shqipe për të dëshmuar se Shqipëria ekziston që nga krijimi i botës, dhe se shqipja është gjuha e perëndive.

Ejup Ajdini është flamurtar i lirikës shqipe, i pajisur me krijime të bukura lirike. Lënda e tij letrare vjen para nesh me fluturime ëndrrash, me dashuri hyjnore, me dritat e shpirtit dhe me dhuratat e zemrës. Autori është poet i dashurisë ndaj vendlindjes dhe ndaj atdheut. Duke ikur nga instinkti, nga ekspresiviteti artificial, ai krijon vargje të një natyrshmërie të mprehtë, ashtu siç shungullojnë lumenjtë e pranverës, apo siç vajton syri për ndjeshmëri dhe dashuri. Vargjet e tij më të bukura i dedikohen një dashurie të bekuar, idilike dhe romantike.

Jeta është një jehonë që kalon nëpër tunelin e kohës. Jeta është e shenjtë, dhe realiteti shihet lart në Qiell. Tek-tuk vërejmë kohën me përjetësinë e meditimeve filozofike të kërkimeve erotike me zjarr dashurie. Para nesh kemi një poezi të bukur me imagjinatë të fuqishme. Një koleksion stilistik me shprehje eksplozive. Poeti krijon një ndjeshmëri të lartë lirike me elemente astrologjike. Në spektrin e inspirimeve të tij vërejmë një vërshimë ndjenjash dhe fluturime ëndrrash në botën stelare.

Poeti bëhet mbret kur fluturon nga realiteti në qiell. Ejup Ajdini është një mbretëti e gjallë dhe mbret i lirikës erotike me frymëzime të fuqishme. I admirojmë vargjet e tij si një magji e bekuar ku ballafaqohemi me brigjet e mendimit e të natyrës shqiptare dhe të asaj universale. Në to dëgjohet një zë i bukur që kumbon me jehona përqafimesh të ëmbla, me puthje të zjarrta dhe mall dashurie. Kënga e bylbilit të pranverës jehon në vargjet e tij, shpirti i florinjtë dhe ëndrra për një jetë të bukur e të lumur. Ejup Ajdini shkruan edhe për fatin e një kombi me një filozofi të veçantë. Mund të thotë kush prej nesh se nuk ka prirje për poezi dhe ndjeshmëri të thellë?

Poeti është mbreti i imagjinatës, poetesha është mbretëresha e befasive, kurse poezia është një dhuratë hyjnore, balsam i shpirtit, testamenti i jetës, drita e fjalëve, princesha e arteve, thesari i ndjenjave dhe një burim i pashtershëm energjishë hyjnore. Në poezi, vargi i parë dhe vargu i fundit duhet të jetë si një vetëtimë, apo si një krismë e pushkës. Ejup Ajdini është ikona e lirikës shqiptare që jeton dhe vepron në atdheun e fjalëve. Ai ka fatin të jetë e nderuar me libra që e bëjnë historinë. Libri për të është përmbushja e një ëndrre për të vajtur nga drita në dritë.

Poeti krijon vargje artistike me një ndjeshmëri të lartë lirike me elemente astrologjike. Në spektrin e inspirimeve të tij vërejmë një vërshimë ndjenjash dhe fluturime ëndrrash në botën stelare. Poeti bëhet mbret kur fluturon nga realiteti në qiell. Ai është një mbret i lirikës erotike me frymëzime të fuqishme: Ti je arsyeja pse kam ardhur në këtë botë/ në botën e padashjeve, e dashura grua/ pa ty nuk di se si do më bëhej jeta/ pa plagët dhe dëshirat që vet i krijuam. (Gruaja). I admirojmë vargjet e tij si një magji e bekuar ku ballafaqohemi me brigjet e mendimit e të atdheut: Dashurinë ty ta falëm, Atdhe/ Posi vajza dashnorit besnik,/ Dashuri më të madhe s’kemi/ Në këtë tokë e në këtë qiell./ / Ah, atdhe, atdhe, atdhe!/ Një lum ëndrrash kemi ende përpara.../ Ndoshta në oqeanin e qetë do të takohemi,/ Ku do t’i ndajmë veprat nga përrallat! (Ah, Atdhe, Atdhe, Atdhe!)

Në vargjet e Ejupit dëgjohet një zë i bukur që kumbon me jehona përqafimesh të ëmbla, me puthje të zjarrta dhe mall dashurie: Dashuritë e mëdha nuk tronditen dot në jetë/ edhe mosha le të bëhet sa të dojë, edhe 101/ unë pa ty s’do mundja të jetoja në këtë botë/ pasi ti ishe arsyeja pse ishte e bukur kjo jetë. (Gruaja). Dhe më tej: Rrugët nuk i patëm shtruar me lule malësie/ as lekun nuk e patëm mjaftueshëm e me bollëk/ dashurinë e patëm tejet te madhërishme/ dhe ëndrrat e jetës na e bënë të bukur këtë botë.

Në poezi, vargu i parë dhe vargu i fundit duhet të jetë si një vetëtimë, apo si një krismë e pushkës. Poezia është pjesë e bukurisë së shpirtit. Pse? Sepse shpirti ka nevojë për poezi dhe njeriu ka nevojë për dashuri. Kohë pas kohe poeti shkruan vargje që të shpëtojë nga një presion i papërmbajtshëm shpirtëror, për të dëshmuar se jeta është art dhe arti është jetë: Në rrugën e parë ecin/ Zbukuruesit,/ Në rrugën e dytë vrapojnë/ Shkatëruesit,/ Në rrugën e tretë mendohen/ Të marrët,/ Ruana Zot, kush do të fitojë,/ Po s’fituan të parët? (Tri rrugët e botës)

Fjala e Zotit është e mbuluar me ar. Ejup Ajdini na fton ta duam njëri-tjetrin dhe ta kultivojmë gjuhën shqipe për të dëshmuar se Shqipëria dhe Kosova ekzistojnë që nga krijimi i botës, dhe se shqipja është gjuha e perëndive: Kur të ndërtoni shtëpi/ Çojeni një mermer në Kosovë/ Atje është gjaku i freskët/ Mbushur me dëshmorë. (Ju). Ky libër, me dy autorë, i dinamizuar me krijime të bukura, del në dritë në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Lënda letrare është e struktuar në dy kapituj: Poezi dhe Haiku, para të cilave pason parathënia dhe bibliografia. Poeti vjen para nesh me fluturime ëndrrash, me dashuri hyjnore, me dritat e shpirtit dhe me dhuratat e zemrës. Autori është poet i ndjeshmërisë dhe dashurisë. Duke ikur nga instinkti, nga ekspresiviteti artificial, ai krijon vargje të një natyrshmërie të mprehtë, ashtu siç shungullojnë lumenjtë e pranverës, apo siç vajton syri për ndjeshmëri dhe dashuri. Vargjet e tij më të bukura i dedikohen një dashurie të bekuar, idilike dhe romantike:

Në më te mirin gjumë të vëzhgoj ty e dashura grua/ dhe rri zgjuar si gjysmëhënë mbi koke/ ah, sa jetë e bukur ishte për mua, e dashura ime/ Sikur një engjëll na përkëdhelte me lule në duar./ Po e dashur, për ty rri zgjuar një jetë, pse të mos rri/ vetëm të t’i puthi buzë e duar me hënën në përqafim/ ti ishe më tepër se grua, gjithmonë me një mall të ri/ buzëqeshja e parë që na lidhi neve, vetëm ne e dimë. (Gruaja). Jeta është një jehonë që kalon nëpër tunelin e kohës. Jeta është e shenjtë, dhe realiteti shihet lart në Qiell. Tek-tuk vërejmë kohën me përjetësinë e meditimeve filozofike të kërkimeve erotike me zjarr dashurie: Për xhelozi të yjeve unë e preki hënën/ dhe ajo të mbulon ty mbi çarçaf/ dhe vetëm atëherë ulem pranë teje/ sikur e kam globin për një jetë të tërë.
Para nesh kemi një poezi të bukur me imagjinatë të fuqishme. Një koleksion stilistik me shprehje ekspozive dhe satirike: Kur të/ dehesh nga luksi/ Mos u ç’deh kurrë/ Luksi yt është sarkazëm/ Dhe gërvisht çdo gurë. (Ju). Kënga e bylbilit të pranverës jehon në vargjet e tij, si dhe shpirti i florinjtë dhe ëndrra për një jetë të bukur e të lumtur. Pason një kazan i madh fjalësh që e trazojnë gjumin dhe botën: Miqtë e mi të dashur/ Mua ata më thoshin/ Të tjerët hanë ashuren/ E ti ruan kazanin.

Ejup Ajdini shkruan edhe për fatin e një kombi me një filozofi të veçantë: Ju burrat e botës/ Krekoseni e krekoseni/ Për një imazh të ri/ Pa ngritur kokën/ Të shikoni anë e mbanë/ Sa vdesin nga uria e ju/ Kur të pini një gotë verë/ Çojeni një gotë ujë në Afrikë/ Kur të ngiheni mirë/ Çojeni një bukë në Etiopi (Ju). Gratë shqiptare nga hiçi bëjnë shumëçka. Gratë shqiptare janë punëtore dhe jo vetëm kaq, por ato janë të bukura, si dhe të mençura. Gratë shqiptare janë raca më e bukur mbi sipërfaqen e dheut. Gratë shqiptare kanë pasur shumë diktaturë në jetën e tyre, janë shtypur, nuk janë lejuar të punojnë, iu është cënuar jeta private, si dhe shkollimi, dhe prap kanë shkëlqyer në jetën e tyre. Gratë shqiptare çdo gjë e gatuajnë, e bëjnë siç duhet dhe nuk ka grua në Evropë që e njeh një shqiptare e nuk ia ka lakmi, si përnga gatimet, poashtu edhe përnga pastëria dhe puna e sjellja dhe respekti. Gratë shqiptare rrisin fëmijë të pastër që nga morali, edukata dhe sjelljet.

Gratë shqiptare i japin botës racë njerëzish të bukur. Gratë shqiptare janë heroina të gjalla. Çdo burrë që e nënçmon një femër shqiptare, veç nuk ka ditur ta ruajë e ta mbështesë në jetën e saj, ta respektojë dhe ta nderojë siç duhet. Për më shumë, gruaja shqiptare përgjatë historisë ka qenë edhe burrë edhe grua, sepse burrat ose kan shkuar në gurbet, ose nizam (ushtarë me detyrim apo edhe me dëshirë në luftëra atdhetare apo në ato me pagesë. Sidoqoftë, edhe burrat kanë ndikimin e tyre. Rastet devijante të abuzimit me gratë janë veprime qyqare dhe të padinjitetshme. Fillimisht dhe përfundimisht mund të themi se gratë shqiptare nuk u dorëzohen sfidave të jetës, sepse ato kanë moral ideal, kanë shpirt të florinjtë dhe janë të hekurta. Mund të thotë kush prej jush se poeti i lindur në zemër të Sharrit nuk ka prirje për poezi dhe për ndjeshmëri të thellë?

BIOBIBLIOGRAFI E SHKURTË

Ejup Ajdini u lind më 14. 02. 1954 në Shipkovicë të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Gjimnazin në Tetovë, kurse Fakultetin për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Prishtinë, më 1979. Studimet pasuniversitare i kreu në Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë - Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Tiranës. Më 17.04.1997 mbrojti me sukses të shkëlqyeshëm tezën e disertacionit me temë:“Tradita kulturore dhe letërsia e ekskomunikuar shqiptare në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, ku edhe mori gradën shkencore Doktor i Shkencave Filologjike. Ligjëron në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Botoi përmbledhjet poetike: Dritëzat në natë, Tiranë 1993, Tempulli i mëkateve, Tetovë 1995, Një verë fola me hënën, Tetovë 2006, Misteret e shpirtit (haiku), Tetovë 2012. Më 1997 ndriçoi dhe botoi dramën Lalë Bajrami të Sadudin Gjurës, kurse nga veprat shkencore botoi: Ekskomuniki, kulturor dhe letrar te shqiptarët e Maqedonisë, Tetovë 1999, Shkrimi akademik, Tetovë 2008, Rrjedhave të letërsisë shqipe, Tetovë 2011, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat