Zangoçi

Kultura

Zangoçi

Nga: Sevdail Hyseni Më: 12 gusht 2023 Në ora: 11:03

Një qen i zgjebosur

Shpejtas do të ngordh,

Jeta e tij na ishte

Më pak se një pordhë.

Kur e lindi bushtra

Përngjante në qen,

Tashmë si zagar

Duket si hienë.

Aspak s’e mjafton

Ashtin për t’lëpirë,

Na e fut tureçkën

Gati në çdo birë.

E kalon jetën

Qençe siç i thonë,

Për t’u ngulur keq

Prapa si gjithmonë.

Befas seç e kapën

Për t’i dhënë hakun,

Ia bënë shpinën

Më të butë se barkun.

Sa ishte qenush

Me vese deri n’gushë,

Por edhe si langua

Nuk ia var askush.

Ndaj as qen, as zagar

Do të ngordh një ditë,

Me dy sytë e hapur

Joshur për pozitë.

Do ta merrni vesh

Kur ngordh kjo coftinë,

Do t’i bie erë qelbësire

Nga Lugina në Janinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat