Kasneci

Kultura

Kasneci

Nga: Sevdail Hyseni Më: 27 gusht 2023 Në ora: 10:27
Karikatura marrë nga internet

Në këtë anë të Luginës

Ka një lloj kasneci,

Mundohet të nxjerr

Qumësht nga buburreci.

Dikur në komunizëm

Ishte paksa ndryshe,

Kasnecët kërkonin

Qumësht dallëndyshe.

Bile dhe nga pleshti

Nxirrnin pak dhjamë,

E çonin një jetë

Me pordhë e piskamë.

Kurse në demokraci

- Derrit i thonë dajë,

Lavd e zënë t’i këpusin

Një qime në Saraj.

Sepse për kasnecët

Tingëllon ideale:

- Më mirë derr i lumtur,

Se Sokrat me halle...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat