Koha historike e Epirit

Kultura

Koha historike e Epirit

Nga: Atdhe Geci Më: 28 gusht 2023 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Me fjalë të lashta të kryeherit pellazg

me fjalë të shqiponjave të urta dhe të

serta, i them mbesës sime Shqipërisë

dhe mbesave, Dardanisë e Çamërisë:

Nuk jemi të kërcënuar nga dashuria,

as nga idetë që shpërthejnë universin

por nga muret që nuk e mbajnë çatinë

i thosha sot Shqipërisë trashëgimtares

sime. Një zë i zogjve kumbon qiellit

dhe shkon përtej dritës që unë e shoh

jam në një çast ku s´ guxoj të dehem

që mos të marr kahe të pakalueshme

Shqipëri, Dardani, Çamëri dhe Iliridë

ky tekst është një testament i Zeusit,

një tekst i bukës sonë dhe i shpatave

tekst i kënduar në meshën e Dodonës.

Ata që provojnë ta kthejnë në pluhur

të kaluarën pellazgo epirote, gabohen

rëndë, pellazgët jemi popull perëndi

nga tre perëndi e krijuam një perëndi.

Pellazgët jemi popull me gjuhë të

folme dhe të shkruar, me dijës të

shquar dhe arkitektë me vepra të

mëdha, ngritëm Dodonë e Akropol

qytetëruam Sumerët dhe Egjiptianë!...

Tërë antikitetin pellazgë na e mori

Evropa, prijësit e saj Gëte e Volter

na e morën Homerin dhe Sokratin,

dhe gjithë atë pasuri të antikitetit

tonë dhe, sajuan një shtet të paqenë,

sajuan Greqinë që s´ dinte greqisht!...

Pellazgët sot s´ jemi popull i vdekur

shqiptarët janë trashëgimtarët tanë,

Shqipëri, Dardani, Çamëri e Iliridë

jemi fjalë e lashtë e kryeherit pellazg!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat