Rrëzëllimë

Kultura

Rrëzëllimë

Nga: Vjollca Aliu Më: 10 shtator 2023 Në ora: 17:45
Vjollca Aliu

Po ecja në rrugën ku më ftuan
Por në çdo hap më dhembnin thembrat
Vetëtimthi ika nga ata
Nga atje ku kishin shtruar gjembat.

Se zemra e pastër
E ka vështirë ta kuptojë
Djallëzia e njerëzve
Ku mundka të shkojë.

Por një cicërimë e lehtë
Vjen në zemër si melodi
Si puhizë qetësuese
Jetës i sjellë bardhësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat