Shërbimi

Kultura

Shërbimi

Nga: Sevdail Hyseni Më: 24 shtator 2023 Në ora: 10:44

Në qytetin e vakive

Gjithë janë në trend,

Vërehen nga lëvizjet

S’u zë vendi – vend.

Nuk ta kap mendja

Kush për kë punon,

Po një gjë kuptohet

- Goja bën, koka pëson!

Në këtë turbullirë

Shërbimi i fshehtë,

Ta lë në prehër

Pataten e nxehtë.

Rrjeti i përgjimeve

Me shumë mercenarë,

Mban veshët në krah

Dhe në dorë celular….

Nuk kalon as miza

Pa u vërejtur fare,

Shërbimet sekrete

Bëhen me pak pare.

Nuk kursehet vëllai

As miku për besë,

Me këto agjentura

U bëmë pikë e pesë.

Na humbi respekti

Nderimi dhe vlera,

Nuk na vjen e mira

Me ujqër e derra!

Sevdail Hyseni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat