Poezia Sfidante e Fatime Kullit

Kultura

Poezia Sfidante e Fatime Kullit

Nga: Neki Lulaj Më: 27 shtator 2023 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Karakteristike për poezinë lirike të Fatime Kullit është prania e autorit, jo vetëm si objekt i pasqyrimit, por edhe subjekt që përfshihet në strukturën estetike të poezisë. Poezia e saj është një poezi impresioniste, që përcjell ndijimet dhe përshtypjet subjektive.

Tematika e saj, në radhë të parë, është intime. Ajo përcjell vizionin dhe mendimet e heroit lirik në raport me dashurinë, raportet e saj me këtë temë të përjetshme sa impresionuese dhe po aq e vështirë dhe problematike me veten dhe me subjektin e dashuruar.

Në kritikën letrare kam ndeshur vlerësimin e poezisë së saj si një poezi “liçencioze”, që i referohet termit “licenza potika”. E përkthyer në shqip, do të thotë “liri poetike”.

Me dikotominë “liri poetike” përftohet liria, e cila është kaq e lirë dhe kaq e munguar, e domosdoshme për poezinë lirike. Kjo liri ka të bëjë me raportin midis subjektit dhe objektit lirik të pasqyruar në poezi. Ky është raporti midis femrës dhe mashkullit në jetë dhe në poezi.

Fatime Kulli na ka sjellë në poezinë e saj një raport të tendosur të marrëdhënieve midis tyre, gjë e cila përfton një dramë të vërtetë intime, të cilën poetja e quan “dëshpërim i bardhë”. Poezia, për atë, është ushqimi shpirtëror “jo vetëm për vete, por për shumë gra me qeshje fëmije”. Poezitë e saj i lexojnë fshehura burrat si “mollë e ndalume” prej moralit të pështirë, që triumfon mes turmës si moral i ndershëm..”

Kjo i shkakton asaj mërzi dhe trishtim:

“Ëndrrat e mia

Dergjen kohërave epilepsike,

Në copëza ndjesish kafshuar...

............

“Ëndrrat e mia

Fundosen e ngrihen

Me pelerinën e hijeve,

Damarëve të çarë të diellit.”

Një mërri të pakapërcyeshme i sjell poetes ky qëndrim patriarkal:

“... mundim, torturë, vuajtja ime!

Ku është fshehur qielli i shikimit tënd?

Lëngata ime po shkrihet nën ritmin e shiut

Që kërkon paqe tek këmbët e mia”.

Poezia është i vetmi mjet i saj për t'iu larguar kësaj drame intime:

“Vargjet më lypin bukë,

Nga kafshata ime!

Pena lufton me muzën,

Pikturon portretin e dritës, e pasionit

Dashuruar marrëzisht me varfërinë!

Poezia parakalon, si ushtar fitimtar.”

Dy janë metaforat karakteristike të poezisë së saj: “ajri i lirë” dhe “dimri burrë”.

Në këtë duel simbolik midis “pranverës” dhe “dimrit” shtjellohet drama intime midis dashurisë dhe xhelozisë, midis pasionit dhe moralit patriarkal në poezinë e Fatime Kullit.

Ajri i lirë, ajri pranveror është “armiku i thatësirës” dhe i “akullnajës shpirtërore”.

Poetja i bën thirrjen patetike: “Afrohu frymë, argëtohu…, dashuro, mos urre,/Amazona të ka hapur dyert e zemrës” për këtë ajr me “frymën e dashurisë”:

“Ti je ajri që të përvëlon...

Veshur me lëkurën e përkëdheljeve, më ngroh...

Ashtu si dielli që ngroh lakuriqësinë e tokës

Dhe e bën të mbijnë barëra të njomë

Edhe në kohë dimri, fshehur nën gur”

..........

“Dhimbja, si engjëll i pafaj këndon

Nën murrlanin e Borës burrë...”

Ky ajër “ lëshon degëza arome/Syri puth dorën e diellit/Me buzë prej gruaje”.

Poezia e Fatime Kullit është komplekse. Kjo është një poezi sa realiste dhe impresioniste, po aq dhe simbolike.Te ajo kemi paraqitje të drejtpërdrejtë të përshtypjeve. Ato janë subjektive dhe të çastit. Ajo nuk krijon situata, por përcjell ndijimet e veta të drejtëpërdrejta, pa e rënduar poezinë me figura të kërkuara dhe komplekse. Atë e karakterizon sinqeriteti i ndjenjës dhe perceptimi i natyrshëm i saj. Mendimi te ajo zëvendësohet me perceptimin, kurse gjykimi me instiktin. Poezia e saj dallohet për spontanitetin genuin. Vargëzimi i saj është i lirë, është një monolog i hapur me vetveten, që rrjedh pa asnjë sforcim, duke u shndërruar vetvetiu në një dialog të heshtur me ndërgjegjen e lexuesit.

Lidhur me stilistikën poetike dhe ecurinë e aktuale të poezisë së Fatime Kullit, vërehet një zgjerim i ndjeshëm i tematikës. Poezia e saj nga një poezi “liçencioze”, e përqëndruar në perceptimet dhe përjetimet te vetvetja, te marrja me dramën intime, poezia ka hedhur vështrimin edhe në botën jashtë vetes së vet. Ajo u ka bërë vend kujtimeve të jetës, duke i bërë në heshtje thirrje shoqërisë, lexuesit për një mbështetje morale.

Ajo i drejtohet qytetit ku ka kujtimet e jetës së vet. Ky qytet shndërrohet në një simbol, në një prag ku ajo kërkon të mbështetë shpirtin e saj të lodhur nga kjo dramë sfilitëse midis moralit dhe dashurisë, të përleshjes së të moralshmes me të pamoralshmen, të së kaluarës dhe së ardhmes së jetës së vet shpirtërore, pavarësisht se qyteti buzë Adriatikut mund të ketë qenë edhe indiferent ndaj dramës së saj shpirtërore. Ajo e quan “park i mallkimit”, ku poetja “shpesh me gishtërinjtë e zemrës” ka “ Gdhend(ur) dhimbjen e nënshkruar/Shpresën e arratisur bashkë me pëllumbin e paqes...”:

“Qyteti im,

Dua të fle e të zgjohem nën shushurimën e valëve të tua,

Të fshij pluhurin e harresës,

Të derdh vorbullën e mendimeve zhgënjyese...”

Ajo nuk i dorërëzohet trishtimit. I mbetet besnike kredos së vet intime, erosit të vet: “Mos e lër ëndrrën të të ikë/ Pa i zhveshur lëkurën e fundit./...Lyeje bukëzën me qumështin e syrit”... “shpirt, falja sytë kullës/të thërrmojë gurin”.

Ëndrrën e saj e vesh një tis utopik elegjak: “Çdo burrë xheloz,/...Si qengj do të zbutet /Në botën e sinqertë të varrit tim”.

Ajo shkruan “duke ulërirë” për “dashurinë, për sytë e gruas të lotuar, të lënduar, për shpirtin e lodhur, të sfilitur nga përdhosja e moralit.”

Kjo është deviza e ligjërimit sfidant estetik dhe moral e poetes Fatime Kullit, që i drejton shoqërisë dhe kohës së vet!

Tiranë ,shtator 2023

Nga prof. Neki Lulaj

POEZIA SFIDANTE E FATIME KULLIT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat