Analistët bashkëkohorë

Kultura

Analistët bashkëkohorë

Nga: Musa Ahmetaj Më: 30 shtator 2023 Në ora: 10:56
Musa Ahmetaj

Patjetër kërkon shalë

Nuk jetohet nga samari

Këtë të drejteë e kam

Deklarohet gomari

Nuk është ashtu sic flitet

Që e kam trupin e pistë

Këtë mund ta dëshmojnë

Madje shumë analistë

Deshminë e analistëve

Me shkrim o me gojë

Secili nga shoqata jonë

Këtë mund ta dëshmojë

Mund ta dëshmojmë

Madje cdo ditë e cdo natë

Nëse paraqitet nevoja

Sigurojmë edhe certificatë

Se më rrinë mirë shala

E thotë edhe estetika

Kështu disa analistëve

Ju thotë e tyre matematika

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat