A do të vijnë ditë të mira

Kultura

A do të vijnë ditë të mira

Nga: Musa Ahmetaj Më: 19 tetor 2023 Në ora: 17:00
Musa Ahmetaj

Me muaj të tërë nuk flasin

As me sy nuk shikohen

Kur janë pyetje seancat

As aty te nuk takohen

Disa mendjen kah pitja

Të tjerët te lakrori me presh

Pozitë dhe opozitë me vite

Kurrë nuk u morën vesh

Femrat veshur me elegancë

Burrat me fytyra të rruara

Parlamenti i ditëve të sotme

Seancat më të turprëruara

Në seanca parlamentare

Gjithnjë karriga të lira

Pyetje për parlamentarët

A do të vijnë ditë të mira

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat