Ah (Ti) Sari

Kultura

Ah (Ti) Sari

Nga: Sevdail Hyseni Më: 21 tetor 2023 Në ora: 10:19

Para se të jepte shpirt Ahtisari,

I doli si engjëll karshi shqiptari:

- Ju merituat më tepër pavarësi,

E mbetët të ndarë me Shqipëri.

E ashtu të ndarë e të katandisur,

Me kaq titullarë e kryeministër.

Po shkoj me sy të hapur në varr,

Si s’bëra më shumë për shqiptarë?

Sa keni harxhuar mund e energji,

Për t’ju njohur Evropa me Serbi.

Me pas punuar si duhet për unitet

Do t’ishit të bashkuar për 15 vjet.

Por, ja që lakmia ka ngjyrën e ftoit,

- Njëri i bie thumbit e tjetri patkoit.

A e dini ç’ka thotë Ramë Tiramani?

- Me një “lugë” ujë nuk bëhet nami!

Pastaj me vrull shpërthen Prishtinalia

Pa mua ore, s’bëhet dot Shqipëria!

E ashtu të ndarë edhe të përçarë,

Nuk më bëni nder as mua në varr!

Mos besoni fort n’Borrell dhe Lajçak,

Këta dhe të tjerët, s’janë burra aspak.

Mbani mend, kumbarën e pavarësisë:

- Mos bëni hajgare, me vlerat e lirisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat