​Rindërtohet fytyra e mumies më të famshme në Peru, shikoni se si dukej

Kultura

​Rindërtohet fytyra e mumies më të famshme në Peru, shikoni se si dukej

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 18:20
Mumia e Juanitës, e njohur edhe si Vajza e Akullit e Inkasve

Arkeologët kanë rindërtuar fytyrën e mumies më të famshme në Peru. Është mumia e Juanitës, e njohur edhe si Vajza e Akullit e Inkasve. Ekspertët besojnë se Inkasit e sakrifikuan atë gjatë një rituali më shumë se 500 vjet më parë.

Shkencëtarët peruan dhe polakë dhe Oscar Nilsson, një ekspert në rindërtimin e fytyrës nga Suedia, punuan në krijimin e bustit. Fytyra u rindërtua në bazë të skanimeve të trupit të mumies, matjeve të kafkës, analizës së ADN-së dhe karakteristikave etnologjike. Ekipit iu deshën rreth 400 orë për të modeluar fytyrën.

Johan Reinhard, arkeologu amerikan që gjeti mumien në vitin 1995, tha se tani ajo duket edhe më e gjallë.

“Mendova se nuk do ta dija kurrë se si dukej kur ishte gjallë”, shtoi ai.

Reinhard dhe alpinisti peruan Miguel Zarate gjetën trupin e ngrirë të Juanitës në një lartësi prej 6400 metra gjatë një ekspedite në vullkanin Ampato.

Ajo kishte veshur një tunikë ceremoniale dhe një shami, dhe rreth saj kishte objekte qeramike, duke përfshirë lojë me birila dhe figura. Hulumtimet tregojnë se Juanita ishte nga 14 deri në 15-vjeç në kohën e flijimit dhe se shkaku i vdekjes ishte një goditje në pjesën e pasme të kokës, shkruan BBC.

Ekspertët besojnë se inkasit e droguan dhe e detyruan të gjunjëzohej para se ta goditnin në kokë dhe kështu ta sakrifikonin për perënditë e tyre. Reinhard thotë se sipas sistemit të besimit Inka, një sakrificë e tillë u solli nder prindërve dhe viktimës një jetë të përtejme plot lumturi.

“Pas kësaj, fëmija adhurohej me breza si një lloj ndërmjetësi mes fshatarëve dhe perëndive”, tha Reinhard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat