Doli nga botimi libri: “Vlora fjalor encikolpedik” - nga autori i njohur Prof.dr. Bardhosh Gaçe

Kultura

Doli nga botimi libri: “Vlora fjalor encikolpedik” - nga autori i njohur Prof.dr. Bardhosh Gaçe

Agim Jazaj Nga Agim Jazaj Më 26 tetor 2023 Në ora: 17:04
Kopertina

Kishte vite që mendonte, po edhe punonte autori i njohur; të realizonte edhe këtë mission, me pasion: Botimin e librit, të cilin dhe lexuesit mezi e prisnin!...

Në faqet e këtij libri enciklopedik, zënë vend, materiale historike, kulturore nga e gjithë harta e Vlorës, qysh nga kohët e lashta e deri më sot, të ruajtura madje dhe pasurura, në muzet historike dhe muzet e gjalla!

Gjithashtu edhe figura të njohura, kontrubuese të shoqërisë, të gdhenduar dhe të pasqyruara në faqet e tij, kanë zënë vendin e nderit!

Gjuha e thjeshtë e përdorur, në pasqyrimin e ngjarjeve dhe të figurave është mbajtur parasasysh nga autori i respektuar, duke e bërë librin edhe më të thjeshtë, sa dhe me aq vlera të shumfishta për lexuesin!

Një vend të rëndësishm në faqet e këtij libri zënë vend edhe pasuritë natyrore; Ngjarjet Historike, Heronjë, Luftëtarët Popullorë; Drejtuesit- modele, kanë zënë vendin e tyre nga e gjithë harta e Vlorës! Po ashtu autori, ka qëmtuar dhe skalitur: Luftëtarët, Dijetarët, Krijuesit, Poetët, Publicistët, njerëzit Publik në gjithë harkun kohor dhe nga e gjithë harta e Vlorës, në pak radhë, po duke mbetur përjetësishtë në kujtesën e shoqërisë!...

Ky libër i rrallë historik, enciklopedik; edukon, orienton dhe frymëzon brezat; me të djeshmen për ta pasuruar me të sotmen, për të ardhmen, duke e pasur në çdo vatër vlonjate dhe jo vetëm; faqe hapur, me modelet faqendritur!... _

*Mirënjohje e pa kufishme ndaj Autorit!

Prej kohësh i kishte nxitur mendimin autorit që edhe Vlora si qëndra e themelimit të shtetit shqiptar, me pasuritë e saj historike, kulturore arstistike dhe gjithëprfshirëse të kishte edhe Fjalorin e saj Enciklopedik, ku brenda tij mund të përmblidheshin mjaftë vlera historike, kulturore, politike dhe shoqërore të këtij rajoni, me rëndësi dhe peshë në historinë shqiptare!

“Fjalori Enciklopedik shqiptar” i botuar nga Prof. Ales Buda ishte ndoshte edhe ngacmimin që i bëri pasardhësit Prof. Bardhoshit, se ky fjalor i vendit tonë duhet të plotësohet edhe nga fjalorët vijues, encikklopedik të qyteteteve si: Korca, Vlora Elbasani, Shkodra, Durrësi Gjiroikastra, Dibra, Tropoja, Lezha, sepse vetëm kështu do të nxjerrim në dritë pasuritë shpirtërore dhe historike të shqiptarëve…

Dhe përgjatë këtij udhetimi si “amanet” dhe si mision edhe i vet autorit, këto ditë doli në dritë edhe ky botim i rrallë, madje duke plotësuar dhe vijuar me botime të tjera të të gjithë qyteteve të hartës shqiptare, duke ju lënë edhe pasardhësve një dritë të munguar; për të zbardhur me dritërimet vijuese të historisë dhe të kulturës shqiptare!

Në gati 1200 faqet e këtij libri, kanë zënë vend të veçantë gjithë pjesët e hartës së Vlorës, që nga Novosela, Qeparoi, Kuçi, Mespliku, Sevasteri, Selenica, qysh nga lashtësia e deri në ditët e sotme, duke i përmbledhur me kujdesin dhe përgjegjësinë maksimale në faqet e ndritura të këtij libri të rrallë, si një pasqyrë e rrallë sa dhe e endërruar e traditave; kulturore, zakonore, historike të Vlorës, kontributeve që kanë dhënë banorët e kësaj treve shqiptare, në gjithë harkun kohor, deri në ditët e sotme!

Pjesëmarja e kësaj treve në gjithë evenimenet historike dhe kontribuetet e njerëzvë në momente kulmuese zenë vend të rëndësishëm, i kushtuar prej autorit dhe zënë vënd në faqet e librit, të rëndësishëm!

Në studimin e autorit kanë zënë vendin edhe pasqyrimi i luftrave dhe përpjkjet e kësaj treve për lirinë pavarësinë dhe zhvillimi e vendit dhe i shoqërisë shqiptare, po edhe ruajta dhe zhvillimi i marëdhënieve me vendet fqinje, të kondicionuara, ruajtura dhe zhvilluara në raporte me kushtet historike, ekonomike, shoqërore, fqinjësore dhe zhvillimore përgjatë historisë.

Vendin e rëndësishëm dhe të përzgjedhur nga autori i librit zënë edhe udhëheqës e luftëtar, drejtues dhe kontribues nga e gjithë harta e Vlorës; si ata të dijes, pushkës dhe të pëndës.

Të pasqyruara dhe të hedhur me përgjegjësinë maksimale të autorit në faqet e librit, duke ndritur faqet e librit, autorin faqendritur dhe shoqërinë me përfaqsuesit dhe fryëmzuesit e saj!…

Nga gjithë personazhet në faqet e librit dhe të historisë jepen të dhëna, sa edhe të pa njohura, të cilat kanë vlera njohëse sa edhe frymëzuese për brazat dhe historinë…

Nga e gjithë harta e Vlorës zënë vend në faqet e librit faqendritur të shoqërisë edhe; Abaz Brati, Abaz Fejzo, Abaz T. Hoxha, Abaz Mezini, Abaz Muhameti, Abdyl Hakiu, Abdurrahman Çiraku, Adem Gjyzeli, Agim Jazaj, Bujar Asqeria, Bujar Leskaj, Lik Seiti, Murat Xhelilaj, Hariz Velo, Kanan Maze, Manxhar Binaj, Rrapo Çelo, Shqiponja Karafili, Ago Agaj, Benard Zotaj, Cane Miftari, Shevqet Musaraj, Qeriba Derri, Perlat Hasanaj, Tomorr Lelo, Ahmet Meminaj, Abert Habazaj, Albert Vërria, Ali Asllani, Ali Beqiri, Ali Demi, Farudin Krutaj, Andrea Petromilo, Anita Bitri, Barjam Karabolli, Bardhyl Golemi, Barjam Tushe, Bedri Shaska, Birçe Hasko, Dasho Matodashaj, Delo Balili, Ejup Mita, Enver Memishaj, Eqerem Bej Vlora, Farudin Krutaj, Gëzim Tushe, Gëzim Llojdia, Gjolek Runaj, Halo Abazi, Halim Xhelo- Dukati, Harrilla Kuçuli, Harrilla Panajoti, Hariz Velo Kanani, Hasan Halili, Ismail Qemal Vlora, Jaho Gjoliku, Jani Gjergji, Janko Pali, Jorgji Hanxhari, Koto Zile, Kudret Velça, Latif Gjondeda, Liza Laska, Llano Llanaj, Lefter Çipa, Leka Veraj, Lluk Gjidede, Meliha Doda, Mëno Gjoleka, Muhamet Tartari, Namik Xhafa, Novruz Barjamaj, Nertezi Asllani, Pano Allko, Petro Marko, Paskal Kote, Perlat Rexhepi, Petraq Hanxhari, Fatos Arapi, Piro Fotiadhi, Qatip Maraj, Qazim Hoxha, Qazim Koculi, Qerim Vrioni, Qirjako Sava, Refat Barjami, Remzi Gjika, Reshat Osmëni, Rudina Xhunga, Rrahmën Nuredini, Sadik Premte, Sado Koshena, Sami Canaj, Servet Aliko, Servet Tartari, Serri Tushe, Serri Xhaferaj, Shevqet Tigani, Vasil Ruci, Theodhori Proko, Viktor Papavangjeli, Vilhelme Vranari, Vladimir Grillo, Xhebro Gjika, Xhelo Brati, Xhemil Çela, Xhevat Zenelaj, Xhule Çiraku, Ylli Meçaj, Ymer Ali Kudhësi, Zaho Koka, Zamira Alimema, Zeko Braho, Zenel Gjoleka, Zigur Lelo, Zimo Krutaj, Zonja Curre…e shumë e shumë të tillë përsonazhe, faqe ndritur të shoqërisë që zënë vend në faqet e librit, faqe hapur!…

Në gati 1200 faqet e librit autori; Prof. Bardhosh Gaçe, të nisur prej vitit 1987, ka mundur të gjejë nga thellësia e viteve dhe të skalis në faqet e tij edhe gati 1100 personazhet nga e gjithë harta e Vlorës në vitin 2023, duke i bërë një shërbim atdhetar, sipëror shoqërisë dhe historisë shqiptare!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat