Pesëshja

Kultura

Pesëshja

Nga: Sevdail Hyseni Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 11:03
(Karikatura marrë nga Corax i gazetës “Danasi” në Vojvodinë)

Flet pesëshja evropiane

Si përpara me dy plane:

“Zajenica” vjen së pari

Ndërsa njohja pas pazari.

Pas pazarit ja meseleja

Sikur dhia edhe delja,

Kjo e para bishtpërpjetë

Kur bie shiu e ulë vetë.

Sa na zgjat rrena sllave

Sikur gjella e një jave,

Që humb shije e aromë

E të joshë vetëm kromë.

Tani zgjedhjet ka në prag

I kanë hyrë ethet në bark,

Ka nevojë për bisedime

Në fushatën me premtime.

Për t’u ngjitur gjithsesi

Me radikalët n’Qeveri.

Provon të sjell si dikur

Një sistem me diktaturë.

Dhe Evropa rrapa tapa

Dy liderët kokën prapa,

I pranon me shumë ters

Ngase janë kontravers!

Nuk ju pret sëpata drejt

Aq më pak në një vend,

Për t’i mbajtur të stresuar

Ballkanasit ëndërr zgjuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat