Ti mori e mira dhe bardha, Zarë

Kultura

Ti mori e mira dhe bardha, Zarë

Nga: Xhelal Hoxha Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 17:34
Xhelal Hoxha

Kur u takuam dhe u njohëm, si  nxënës me ty  për herën e parë

Ti  ishe si një zanë mali, fytyrë ndritur dhe rrezoje si dielli ditën

Si hëna  e plotë shndërisje natën, në dashurinë që ishe krejt e bardhë

Me flokët tuaja bjonde, me buzët e kuqe zjarr, që tregoje komplet dritën...


Më pastaj pas një kohe në studime, ditët n’au  dukeshin shumë të bukura

Dhe pa asnjë mëdyshje të  një pas njëshme, ishin fare të shkurtëra

Ndërsa edhe netët  dukeshin të qeta, gjithashtu si ne vet  krejt të lumtura

Si asnjë herë, as kësaj here në jetë, për një të vërtetë, të ketë ngjarë më parë...


Kur në vazhdimsi bisedonim për mësimet, lëgjiratat e studimet...

Ne po  pritnim  ditët më të mira, që të ishim krejtsisht të lirë e të lira

Si në ma t’mirën zgjëndërr dhe n'ëndërr,pa durim e pa rreshtur, si vet natyra

Ditët që do të na vinin, për lirinë e çlirimin tonë kombëtarë

Pregadisnim e mësonim tër netët, ku ishim të uritur për njohje e dije

Ku për të gjitha stinët të mos rrinim të nënshtruar dhe nën hije...


Ti nga bukuria jote shkëlqeje  me gërshetat tuaja gjithmonë e parë

Sikur të dalura nga vet natyra, me ngjyrat e saj të bukura

Krejt praruar e punuar dhe e mbështjellur si në ar

Ishim të lumtur e të pa djallëzuar krejt fisnik me mësimët heshtur

Që të korrnim njohuri e suksese, që të dalim me faqe t’bardhë!

 

Pas disa viteve të kaluara kishim ndryshur stilin tonë të rrallë

Zakonisht e shpeshhere putheshim në faqe, buzë e n’ballë...

Duke të valvitur si flamurin në shtizë, dhe si zanë në çdo shkallë

A thua kishim mundësi ma shumë të dinim dhe ne të bënim?

Për dashurinë tonë që kishim dikur, të parë e të pa parë...

Në të shkuarën e të ardhmen tonë athua vallë:

Ti mori e  mira dhe bardha Zarë?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat