Në fustanellë janë të fshehura 365 ditët e vitit

Kultura

Në fustanellë janë të fshehura 365 ditët e vitit

Nga: Gjon Keka Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 19:55
Ilustrim

Për kostumet e arbërorëve është shkruar mjaftë, shumë udhëpërshkrues e autor europian i kanë parë kostumet tona si më të bukurat në Europë.

Thuhet se edhe vetë kryeheroi ynë arbëror Gjergj Kastrioti në festa tradicionale e gëzime mbante kostumet arbërore.Madje kur u martua me Donikën ,sikur edhe dihet ata të dy ishin të veshur më kostumet e krahinave prej nga vinin ,Gjergj Kastrioti kostumet e krahinës së veriut të Arbërisë ndërsa Donika kostume te jugut të Arbërisë.

Nisur nga kjo me të drëjtë shkruante një magazinë e vitit 1896 kështu : „...të veshur me kostume të mrekullueshme shqiptare prej ari dhe të bardha - bëjnë një skenë me shkëlqim dhe bukuri befasuese, të pashoqe me asnjë vend tjetër të ngjashëm në Europë.“

Pokështu në vitin 1850 shkruante I.Pfeiffer për bukurinë e kostumit tonë:

“Kostumi shqiptar është një nga më të bukurit që mund të shihet.“

Karl Braun shkrunate në vitin 1876 si vijon:

„...shqiptarët të gjatë e të hollë, të dalluar për fustanellën e tyre, e cila ka një farë ngjashmërie me atë të veshjes së skocezve[...]

Një shqiptar më lejoi të numëroja “shenjta apo palët” nga të cilat ishte kompozuar Fustanella. Kishte pothuajse aq sa kishte ditë në vit(365 ditët e vitit). Ai ishte shumë krenar për këtë.“

Nga ajo që shihet në fustanellë janë të fshehura 365 ditë të vitit,një simbolik kjo e rëndësishme ,që do të thotë se aq sa të jetë viti e jeta arbërori është i veshur me kostumin e tij si i pandashëm nga tradita e tij e lashtë.

Kur dihet se kostume të ngjashme kanë patur edhe ilirët më parë dhe janë vazhdimësi deri më sot.Ka edhe shumë e shumë tjerë autor,studiues dhe udhpërshkrues që kanë shkruar për kostumet arbërore,por këtu nuk do të zgjatem më tepër në këtë temë.[Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat