Dembeli

Kultura

Dembeli

Nga: Sevdail Hyseni Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 09:33

Pse moj Ki(s)mete

Godet aq thellë,

Shqipet e Luginës

I quan dembelë.

Ata s’janë përtacë

Siç thuhet ndryshe,

Dreqin e kanë fut’

Si pordhën në shishe.

A nuk thuhet peri

Këputet prej së hollit,

Sherri i Preshevës

Në derë të Stambollit.

Tani kur votimet

I kemi me “fat”,

Sherri me dy lista

Plas në Beograd.

Ke me parë dhe vet

T’i moj analiste,

Nga pesë deputetë

Dalin prej çdo liste.

Ndaj keni kujdes

Kur thoni dembel,

Ky numri baksuz

Na del kaçurrel.

Në mes t’Biligradit

Do ta kesh Luginën,

Më këngën e njohur:

Rroka...mandolinën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat