In memoriam, Enver Dragoti

Kultura

In memoriam, Enver Dragoti

Nga: Përparim Hysi Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 12:39
Autori Përparim Hysi

Në qytetin tonë, sado një qytet goxha i madh, pak janë ata që nuk e njohin xha Enverin. Ndajshtimi "xha" është për tani(flitet mes viteve '70-të të shekullit që iku, por ky, Xha Enveri i sotëm, ka një të djeshme të bukur që, megjithëse mosha bën të vetën, XHa Enveri është një njeri fisnik e dinjitar. Nëse flasim për të djeshmen djaloshare të tij, me pak fjalë do ta përshkruaja kështu: është nga Dragoti i Tepelenës, luftoi si partizan në luftën N_ÇL dhe pasçlirimi e gjeti në qytetin tonë. Aty nga vitet '50-të (gjithmonë flitet për shekullin e kaluar), qe sekretar në Komitetin Ekzekutiv, por, pavarësisht detyrës shtetërore, qe i qashtër nga shpirti si babaxhan. Të jesh i ndershëm në një shoqëri ku një njeri i bën hije tjetrit, është pak si luks i vështirë. Por i tillë që në gene ishte ENVER DRAGOTI. I tillë, i tillë, por sa e kanë pësuar nga ndershmëria. Por më mirë ta lëmë të flasë ai. . .

* * *
Unë, - më tregoi ai, -sado që isha sekretar i Komitetit Ekzekutiv, në ato vite mbuloja dhe arsimin. Aty, në kat të dytë, një mbas dite (sado që nuk kish orar zyrtar), po punoja i vetëm në zyrë. E mbylla zyrën, qe errur dhe, sa dola nga dera, në korridor u faneps një njeri, veshur me gunë(qe dimër) dhe, nën sqetull një naxhake, nga ato që mbajnë barinjtë në pyje. Po ky, -thashë me vete, - tek unë e gjeti të mbrojë pyllin. Qenka dhe me naxhake dhe je, çfarë je, bëj hesap kokën.

E pashë që po bënte drejt meje dhe, për t'u hequr si "trim", u ktheva të hapja derën e zyrës. Atij as "tërr" syri dhe tani, s'kish nga ia mbaja, por gjoja sikur po "më digjeshin bajgat për të", pa folur ai, ia prita: -Paske ardhur nga larg dhe me siguri, o të ka ngrënë ujku dhëntë, o të kanë prerë pyllin?
-Jo, jo, - ma priti zjarr për zjarr: "Unë jam mësues në Qafë të KASHIT(zona e Mallakastrës dhe nuk kam marrë lekët, ndaj kam ardhur të ankohem. Pa e pyetur për emrin, thashë me vete: "Enver-aga, shpëtove". Ia plotësova shkresën këtij mësuesi me gunë e naxhake në brez dhe, pasi mbylla zyrën, sosa në shtëpi.

Po ku më ndaheshin “hallet" mua? Ka qenë ditë e premte 5 mars 1953. Më thërret kryetari dhe më thotë: -Enver shko zyrë më zyrë dhe lajmëro punonjësit që të mbyllin zyrat se ka vdekur “Baba" Stalini!!! Epo i mora zyrat me radhë dhe, ndërsa i mbyllën dhe ikën në shtëpi, në një zyrë pashë një që përlotej.

-Çfarë ke që qan?- e pyeta

Ai me "gëq" sikur mbytej nga përlotja. . . "Po ja, ka vdekur Baba Stalini dhe nuk duroj dot!!"
Ore, - nuk durova pa iu zbrazur, - çfarë e kishe këtë "baba" Stalinin ti, xhaxha apo vëlla? Hajde mbylle zyrën dhe ik. Në fakt, qe i ndershëm, se, po t' më kish denoncuar, do t'i kisha paguar mirë ata "lotët e tij.

* * *
aty nga fillimi i viteve'70-të. XHA ENVERi është shef kuadri shëndetësie në rreth. Është ditë e diel. Ditë pushimi që xha Enveri, tani i moshuar, mezi pret të dalë të bëjë ndonjë dorë domino me shokët. E shoqja, sa e pa që po dilte, i tha: " Enver, para se të shkosh tek shokët, bli një kg oriz se për drekë do bëj tavë me speca të mbushura. Po, dëgjo, - porositi, ajo". . . se mos merr oriz kinez, të jetë oriz vendi?". Zbrita shkallët me trastën në dorë dhe llogarita: e filloj nga lagja dhe, po nuk gjeta këtu, u bie lagjeve me radhë, se pesë lagje ka qyteti dhe, pastaj, domino!!!
Doli në rrugë dhe pa një ish-shok të luftës. U përshëndetën dhe kur i tha se duhet blinte oriz, bashkë shoku, i tha: -Po vij dhe unë(E dinte që bashkë shoku qe punonjës i Degës së brendshme, por punë e madhe). I morën lagjet me radhë dhe e njëjta përgjigje: -Orizin e kemi kinez. Jo, jo, - thoshte Enveri, nuk e dua kinez! Me trastën bosh iu rrëfye gruas dhe frymën tek "dominoja".

Të nesërmen qe e hënë dhe, sa mbërrita në punë, më bie telefoni. -Të vish urgjent tek zyra! Urdhri qe nga Kryetari i Komitetit Ekzekutiv. Shkova atje dhe, sa hyra brenda, ma përplasi kryetari: "Ore beu i Dragotit, të ka ardhur ngordhja ty që shanë kinezët? U mundova të mbrohesha(me kryetarin qemë bashkëluftëtarë dhe vazhdonim ta kishim miqësinë) dhe i thashë: - Kur i paskam sharë kinezët unë? Ja, - tha kryetari, - në 5 dyqane që ke qenë, ke thënë: -Nuk dua oriz kinez!!! Ou, -bërtita unë, - prandaj më vinte pas ai X, , , mua për të raportuar? - Si, si, - pyet çuditshëm kryetari, - ai të ka raportuar në Degë të brendshme? Më tha gruaja se orizi i vendit është i mirë për speca të mbushura dhe ndaj nuk mora. Tani kryetari u lidh me Degën e brendshme dhe i tha kryetarit: -Ma dërgo këtu atë X. . . ! Kur X. . . mbërriti, kryetari i komitetit, i bërtiti: -Ore nuk ke pak turp që ke raportuar për kaq gjë Enverin ti! Turp të kesh!

Por "deles së zezë" i ngjiten shpejt rrodhet. Qemë prishur dhe me kinezët, - tregoi Xha Enveri! Kisha një rrufë që mend po më mbyste. Hyra aty tek klubi “Partizani" dhe i thashë asaj të banakut: - Më bëj një çaj të fortë, se më mbyti kjo e shkretë “rrufe"!

Xha Enver, - foli banakierja. - ne vetëm çaj kinez kemi!!!
Prapë me kinez. . . po unë pi farmak më mirë dhe ika sikur po më zinte hataja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat