Ndahet nga jeta Musa Vyshka! Poeti e pedagogu i mirënjohur shuhet në moshën 81-vjeçare

Kultura

Ndahet nga jeta Musa Vyshka! Poeti e pedagogu i mirënjohur shuhet në moshën 81-vjeçare

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Ndahet nga jeta shkrimtari, poeti dhe pedagogu i mirënjohur Musha Vyshka, në moshën 81-vjeçare.

Lajmin e bënë të ditur familjarët e tij. Vyshka lindi në Elbasan, më 28 qershor të vitit 1942. Jeta e tij profesionale dhe artistike ishte shumë e gjerë.

Shkrimtari u diplomua në degën “Gjuhë-Letërsi” në Tiranë, në vitet 1960-1964.  Që nga krijimi i Institutit Pedagogjik të Elbasanit Vyshka ishte pedagog i Letërsisë. Ai gjithashtu ka ushtruar profesionin e gazetarit. Në vitet 1981-1991 ishte Kryetar i Degës së Shkrimtarëve të Elbasanit dhe libretist në Teatrin “Skampa”.

Më pas më 1992-ën u kthye në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shef katedre i Letërsisë deri më 2002-shin, aty kur doli në pension. Për më tepër, ai ishte gjithashtu themelues i gazetës “Fjala e lirë”, anëtari Këshilli Bashkiak i Elbasanit më 1992-1996.

Musa Vyshka më 2022-ën është nderuar me titullin “Nderi i qarkut të Elbasanit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat