Këtë gjuhë e foli dhe e shkroi mbreti Pirro dhe Gjergj Kastrioti

Kultura

Këtë gjuhë e foli dhe e shkroi mbreti Pirro dhe Gjergj Kastrioti

Gjon Keka Nga Gjon Keka Më 14 dhjetor 2023 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Populli iliro- arbëror shquhet prej kohësh për veçoritë e karakterit të tij, tiparet kryesore të të cilit janë trimëria heroike e dëshmuar, dashuria për lirinë dhe pavarësinë, si dhe sjelljet, zakonet dhe njëkohësisht gjuha e tij që konsiderohet e lashtë, të gjitha këto tërhoqën në një shkallë të lartë vëmendjen edhe nga studiues të rëndësishëm, veçanërisht gjermanë, të cilët ishin të interesuar për etnografinë. Sikur dihet G.W.Leibniz tashmë i kushtoi një studim të veçantë gjuhës sonë iliro-arbërore, dhe filli që ai vendosi nuk është ndërprerë që atëherë. Mjetet që përdori, njëqind fjalë arbërore, sigurisht që ishin shumë me interes për studiues më pas.

Poashtu edhe konsulli J.v.Hahn spikati me studimin e tij në tërësinë e saj. Ai përdori pozicionin e tij të favorshëm si konsull austriak në këtë hapësirë, gjë që e bëri atë të ishte në kontakt me shqiptarët për vite me radhë, si dhe udhëtime e qëndrime të përkohshme në territorin shqiptar, ai me zell të jashtëzakonshëm dhe i përkushtuar e me dashuri mblodhi gjithçka që ishte e rëndësishme. Për të njohja e saktë e këtij populli kaq interesant dhe enigmatik dukej e rëndësishme. Pastaj për këtë temë u interesua edhe studiuesi tjetër J.Thunmann dhe shumë studiues europian deri në ditët tona.

Nisur nga kjo dhe sipas dëshmive e fakteve historike gjuha arbërore konsiderohet si një nga gjuhët më të vjetër e cila ka zanafillën që nga pellazgo-Ilirët. Po ashtu, dihet se gjuha arbërore nuk ka asnjë ngjashërmi dhe lidhje me gjuhët e popujve fqinjë përreth dhe më ndonjë gjuhë brenda gadishullit e më gjerë, kjo n⌂ fakt e bënë këtë që të merret si pasardhëse qoftë e pellazgishtes, qoftë e ilirishtes.

Sikur shihet në këtë dokument(nxjerr nga një studim: J.Ch.A,v. J.S.V. 2t.1809) bashkëngjitur ,gjuha arbërore është shkruar dhe folur në vijimësi edhe përkundër pëngesave të pushtuesve që tentuan ta ndalonin dhe ta zhduknin këtë gjuhë me rrënjë të thella brenda Gadishullit Ilirik dhe Europian. Këtë gjuhë e foli dhe e shkroi mbreti Pirro, e foli dhe e shkroi Gjergj Kastrioti dhe këtë gjuhë e folën dhe e shkruan penat më të dalluara si Pal Engjëlli, Dhimitër Frangu, Gjon Gazulli, Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frang Bardhi etj, deri në ditët tona edhe përkundër ndryshimit të kohëve ajo e ka ruajtur të lashtën brenda shpirtit të saj gjuhësor e kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat