Letërsia, urë lidhëse mes popujve dhe gjuhëve

Kultura

Letërsia, urë lidhëse mes popujve dhe gjuhëve

Nga: Sokol Demaku Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 12:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

"Java e letersisë suedeze në Shkup" një javë e mbushur dhe e ngjeshurë me aktivitete letrare dhe kulturore e QKSH Migjeni nga Borås i Suedisë në kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë veriore Shkup nag 12 deri ne 15 dhejtor 2023

Ky është viti i shtatë që poetë shqiptar me banim dhe punë në Suedin e largët ku atje kanë arritur kulmin e veprimtarisë së tyre letrare dhe artistike me prezentimin e denjë të gjuhës, kulturës, traditës dhe letersisë shqipe në atë vend nordik, e me punën e tyre kanë arritur që të krijojnë lidhje miqësie dhe kulturore me vendlindjen si me Shqipërinë dhe me shqiptarët e Maqdonisë së veriut.

Ky projekti i punuar nga QKSH Migjeni finansohet për tu realizua me sukses nga seksioni kulturor i Regjionit të Götreborgut ku QKSH Migjeni ka selin e saj.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është fillua ketu e tetë vite me pare në Republikën e Shqiperisë e për tu zgjeruar veprimtaria edhe me shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së veriut, e i mban shpresa këta entuziast të letrave dh shkrimit që vitin që vjen ky projekt të gjejë vend edhe në Republikën e Kosovës ku edhe atje do shtrij rrënjët një bashkëpunim i ndersjellë me peot nga Kosova dhe ata shqiptar dhe suedez nga Suedia.

Në kuadër të "Javës së letersisë suedeze në Shkup" u bë edhe promovimi i veprave letrare të autorëve suedez përkthyer në gjuhën shqipe.

Vend me rëndësi te lexuesi shqiptar, dhe ishte ndër librat me të kërkuar libri i autorës suedeze Moha Herngren "Shkurorëzimi" përkthyer nga Sokol Demaku, të cilën Shtëpia botuese "Shkupi" nga Shkupi e shperndau falas për lexuesit dhe të gjithë ata të cilët ishin në sallën e Kuvendit komunal Cair me rastin e prezentimit të letersisë suedeze atje.

Këtu u prenzentuan edhe veprat e Vilhem Moberj "Emigrantët suedez" përkthyer nga Hamit Gurguri po edhe libra tjeter të autorëve suedez përkthyer nga këta dy përkthyes.

Me këtë rast u prenztuan edhe vepra letrare të ketyre autorëve të botuara në Suedi në gjuhën shqipe.

Ishte kënaqësi prezentimi në shkollën fillore ”Adem Jashait” ku nxënës të kesaj shkolle kishin përgatitur recital dhe këngë e valle për myzsafirët e largët nga Suedia. Bivliotekës së shkollës dy autoret nga suedia si dhe Shtëpia botuese ”Shkupi” nga Shkupi e pasuruan biblioteken e shkolles me mbi dyzet tituj të ri.

Nga “Ditët e Letërsisë Suedeze” u riganizua një takim letrar edhe në Tetovë. Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” nga Borås Suedi dhe Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” në Tetovë në kuadër të aktivitetit “Ditët e Letërsisë Suedeze”, organizuan një takim letrar. U lexuan poezi nga të pranishmit, u zhvilluan biseda dhe kembim idesh e mendimesh rreth mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen.

QKSH Migjeni i është falendrues Kryetarit të Komunës Cair Visari Gani, drejtorit të Shtëpisë botuese ”Shkupi”në Shkup, drejtorisë, nxënësve dhe mësuesve të shkollës ”Adem Jashari”, Shoqatës së shkrimtarëve ”Oeneum” me seli në Tetovë dhe mbesin me shpresë se ky bashkëpunim dhe aktivitet do vahzdoj edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat