Te Lapidari i Dëshmorëve

Kultura

Te Lapidari i Dëshmorëve

Nga: Zymer Mehani Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 13:09
Zymer Mehani

Në qendër të fshatit, ku dielli perëndon,

Një lapidar i madh, në heshtje qëndron.

Ai flet për dëshmorët, që pas gjithçka lanë,

Për lirinë e atdheut, u bënë flakdanë.

Lapidari i tyre, ne shumëçka na thotë,

Në çdo stinë ndryshon, por mbetet i fortë.

Në dimër- i bardhë, si dëbora e ftohtë,

Në pranverë, kurora lulesh atë e zbukurojnë.

Në verë, dielli e ngroh, me rreze të nxehta,

Me gjethe të kuqërremta nderohet nga vjeshta.

Pavarësisht stinëve, qëndron i pandryshuar,

Si dëshmia e trimave, e pakundërshtuar.

Lapidari i Dëshmorëve-simbol i lirisë,

Një kujtesë për ata, që sakrifikuan.

Le t’i nderojmë prore, me shumë dashuri,

Dhe ta ruajmë lirinë, që ata na dhuruan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat