Përjetimet evokuese të Gjyshës Miradije ishin histori e qëndresës së pashlyer!

Kultura

Përjetimet evokuese të Gjyshës Miradije ishin histori e qëndresës së pashlyer!

Nga: Sami ARIFI Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Gjyshja Miradije (Bajrami) Arifi, e lindur në vitin 1905 në fshatin Ballancë (Viti), e martuar me Ahmet Arifin nga fsh. Sllatinë e Epërme (Viti), kishte histori të përjetimeve me vuajtje jashtë zakonisht të mëdha, asaj iu vra burri në luftë kundër ushtrisë kapedan Kaliqaninit, në vitin 1941, i cili (Kaliqanini) bënte masakra dhe terror mbi popullin shqiptar në Mitrovicë, në atë kohë të vështirësive Gjyshes Miradije brenda gjashtë muajve i ndërruan jetë edhe tre djem e një qikë mbeti vetëm me djalin 4-rë vjeçar, e cila u detyrua ta vazhdojë jetën në opqinë (në shtëpinë e qikënisë) edhe për gjashtë vite së bashku me djalë katër vjeçar të saj, për t‘u kthyer pas dhjetëvjetorit të djalit në shtëpinë e djalit, gjegjësisht në shtëpinë e burrit të rënë në luftë për Shqipërinë Etnike...

Mbretëria serbe nën udhëheqjen e kapiten Kaliqaninit në vitin 1941 i mori në mobilizim shqiptarët "kinse" kundër vërshimit të ushtrisë hitleriane dhe i grumbullojë me shumicë në Mitrovicë. Kaliqanini me ushtrinë e tij i terrorizojë duke bërë masakra mbi shqiptarë përmes therjeve, vrasjeve, djegieve e çka jo tjetër…

Në këtë katrahur ishte edhe Ahmet Z. Arifi, i cili së bashku me deputetin Sherif Voca duke mos iu bind urdhërave të kapiten Kaliqaninit arrijnë të strehohën në një shtëpi, aty të armatosen dhe të bëjnë përpjekje për të çarë rrethimin. Sherif Voca ishte hypur në kali i mbuluar me ferexhe, ndërsa Ahmeti kalin për dorë kinse ishin kalimtar të rastit si grua me burrë, i hetuan ushtria, i ftuan të ndaleshin por ata nuk u dorëzuan filluan rrezistencën ball për ball me ushtrinë e kapiten Kaliqaninit, pas një rrezistence gjatë luftimit, disa orësh, Sherif Voca kishte ndërruar jetë ndërsa Ahmet Z. Arifi ishte plagosur rëndë por që arrin ta çaj rrethimin, ai i plagosur rëndë, i cili nga gjakderdhja e madhe duke mos pasur mundësi askush ta ndihmonte, Ahmeti ndërron jetë në balkonin e xhamisë (hajatin e xhamisë) në Mitrovicë "Hysen Qaush" që në popull njihet si "Xhamia e Haxhi Veselit". Sherif Voca dhe Ahmet Arifi përfunduan jetën si dy fatos të Shqipërisë Etnike.

Vëllai i Ahmetit, Xhemajl Z. Arifi, u interesua me përkujdesje maksimale për familjen e vëllait të rënë për Shqipërinë Etnike derisa ishte vetë në jetë, meqë ishte Xhema një intelektual i mirëfillët, ai ishte madhështia e çështjes kombëtare, i njohur në popull Mulla Xhemë Sllatina, atë OZNA jugosllave e arrestuan dhe me 22 dhjetor të vitit 1944 u pushkatua së bashku me tetë mijë shqiptarë tjerë të burgosur në Gjilan.

Tash më dy familjet mbetën jetima pa mbikëqyrjen e askujt. Gjyshja Miradija pësojë edhe shumë pikëllime tjera, sepse asaj pas pushkatimit të vëllait të burrit nga sigurimi ushtarak serbo-sllav i vdiqën brenda gjashtë muajsh edhe tre djemët e një vajzë, ajo mbeti vetëm me djalin e saj Beqirin katër vjeç, prandaj Gjyshja Miradije (Bajrami) Arifi nuk gjeti rrugë tjetër pos të shkoj në opqinë te familja e qikënisë, ku aty me djalin Beqirin e vazhdojë jetën për gjashtë vite.

Familja e qiknisë, pra, vëllai i Miradis, Bajrami, e fejon djalin e motrës Beqirin në moshën 10-të vjeçare, ku, në këtë mos të djalit Gjyshja Miradia së bashu me djalin e saj kthehet prapë në shtëpi të burrit. Posa merr vesh vjehrra e Miradisë, që e quanin "Nëna Çamë", edhe ajo kthehet në shtëpinë e nipir Beqirit, gjegjësisht në shtëpinë e djalit të saj Ahmetit, tashmë i rënë dëshmor për Shqipërinë Etnikeme, sepse edhe ajo gjatë kësaj kohe qëndrojë në opqinën e saj. Nëna Çamë uronte, renë e saj Miradin, me këto fjalë: "Paq dritë dhe shpërblime në këtë botë e në tjetrën që më krheve prapë në vendin e djalit këtu të jap shpirt"., madje ajo merrte postoqinë e dashit në oborr dhe çdo hërë përsërite urimet.. Vëllai i Miradisë, Bajrami, e marton nipin Beqirin në moshën 16-të vjeçare, pas shumë vuajtjeve rikthehet prapë drita dhe kënaqësia e madhe e Gjyshës Miradie me përplot nipa e mbesa që e donin dhe i donte Gjyshja aq shumë, ajo i kishte rritur me kënaqësi dhe përkushtim të jashtëzakonshëm nipërit dhe mbesat e saj, derisa ajo ishte gjallë familja e Gjyshes Miradije arriti numrin e anëtarëve të familjes në 34- të. Siç thoshte populli "Sjelli Perëndia bereqet populli ynë me shtim biologjik u madhërua apet"...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat