Sykuqi - tregim

Kultura

Sykuqi - tregim

Nga: Dibran Demaku Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 21:36
Dibran Demaku

I kishte sytë e skuqur.Dhe shikimin të shpërqëndruar.Kjo do të thoshte se natën e kaluar nuk kishte fjetur fare.Apo natën e kishte kaluar me shoqërinë e tij me raki dhe me femra.
Ma mori nga duart gazetën e ditës që e kisha blerë vetëm pak çaste më parë në kioskun përballë dhe zuri ta shfletonte.
-Shife,shife,shife!-dhe me sytë e skuqur-gjak dhe me shikim të shpërqëndruar po shihte nga unë dhe në fytyrë i lëvizte një nerv që tregonte nervozë të tepruar.
-Qëkur ke rifilluar të botosh shkrimet tua në gazetë dhe kush është ai idiot që ka guxuar ta bëjë këtë!-dhe më gazetën që mbante në duar përplasi duart mbi sipërfaqen e tavolinës.
Unë po e shihja me një indiferencë që deri në atë moment nuk e kisha njohur as vetë.
-Me ty po flas!-dhe zgjati hundën e zverdhur më të cilën më çiku faqen e majtë.
-E kuptoj se qenke i lodhur nga nata e kaluar dhe nuk e di se përse je nisur për në punë në këtë gjendje?
-Unë duhet të të marr ty në pyetje dhe jo ti mua!-dhe gazetën që mbante ende në duar filloi ta bënte shuk.
-Nuk ke se përse ta shkatërrosh gazetën sepse ajo është e imja!-dhe zgjata dorën që të ia merrja nga duart.
-Unë ta bëra një pyetje dhe t’i nuk më ktheve përgjigje andaj po të pyes sërish:qëkur ke rifilluar të botosh në gazetë ato shkarravinat tua?-dhe një dell krejt zi iu shfaq në ballë.
-Se pari shkrimet e mija  nuk janë shkarravina,por shkrime të zakonshme.Së dyti unë botoj shkrimet e mija kur të dua dhe në cilën gazetë a revistë që të dua.
-Ti i boton,por s‘të lëm në!-dhe një zgërdhirje e neveritshme ia përshkoi fytyrën.
-Domethënë ti paske qenë ai i cili për muaj më radhë nuk paske lejuar botimin e shkrimeve të mija?-ia ktheva duke e shikuar drejtë në sy.
-Jo unë,por partia…organet e sigurimit të shtetit!-dhe po dridhej si thupra në ujë të ftohtë.
-Dhe partinë…organet e sigurimit të shtetit do t‘i kesh ndihmuar ti.
-Ta merr mendja që i kam ndihmuar.Kunder nje armiku si puna jote ne duhet te jemi gjithmonë vigjilent.
-A do të thuash me këtë se ke qenë pikërisht ti që më ke denoncuar si armik te popullit tek organet e sigurimit te shtetit?
-Unë vetem u kam sugjeruar organeve që të të kenë nën kontroll.
-Qëkur  kështu?
-Që nga atëherë kur ti e fyejte udhëheqësin e vendit me fjalë prej rrugaqi!
-Që nga atëherë?!
-Përse,çfarë mendove ti?
-Po ai tashmë ka vdekur dhe edhe po të duam unë e ti ta ngjallim nuk e ngjallim dot!
-Mbase për ty ka vdekur,por për mua ai jeton gjithmonë në zemrën time!-dhe e shtrëngoi  anën e majtë të gjoksit me duar që i dridheshin…
… edhe atë mbrëmje,nga pija e tepërt,apo nga urrejtja për kushëririn që i kishte shkuar i paftuar në ceremoninë e organizuar për nisjen e tij për në shërbimin shtarak,i dridheshin duart dhe i ishin skuqur sytë…
-“Po ti,përse ke ardhur,kush të ka ftuar?!”
-“Nuk më ka ftuar askush,por kam ardhur të të përcjell,si kushëri që të kam!”
-“Jo,ti nuk ke guxuar që të vish,sepse ti je armik i këtij vendi dhe këtij populli.Meqë je armik i këtij vendi dhe këtij populli,je edhe armiku im!”
-“Ke pirë,shumë kusho dhe nuk di se ç’flet!”
-“Ty,nuk ka ç’të duhet nëse kam pirë unë apo jo!
Ti je armik,dhe unë armikut nuk i jap llogari!”
Të gjithë sa ishin në atë ndejë ishin ndjerë të fyer dhe po e shihnin sykuqin me neveri.Por,meqë ishin të ftuarit e tij,nuk po bënin ballë që të ia thonin ndonjë fjalë kundërshtuese.Mbase nga respekti,apo mbase nga frika…
-?!
-Ti ke qenë armik atëherë dhe i tillë ke mbetur edhe tash! Vetem po habitem se përse nuk gjendesh prapa grilave!-dhe po me shihte tërë inat.
-Do të thotë se ti e dëshiron me forcë burgosjen time?
-Natyrisht!Dhe këta idiotlt e gazetës ende i botojnë shkrimet tua.Shkrimet e armikut!
-E bëjmë një ujdi si kushërinj që jemi dhe e harrojmë të kaluaren?-se si më doli njësi lutje nga gjoksi.
-Unë me ty ujdi?Kurrë!
-Po përse jo o kusho! A nuk jemi ne ata që jemi rritur bashkë?A nuk të kujtohet jeta jonë e përbashkët si fëmijë e të ri kur hanim buken e njëri-tjetrit?
-Unë bashkë me ty,me armikun e popullit dhe të shtetit,kurrë,asnjëherë!
-Po përse jo o njeri i perëndisë?!
-Sepse ti je armik dhe unë jam betuar se tërë jetën do të të ndjek derisa të të shkaterroj!-dhe heshti për pak caste.Pastaj si të kishte harruar të thoshte diç të rëndësishme vazhdoi:Ti nuk di gjë.Ti mendon se me mendjemadhësinë tënde do të bëhesh i barabartë me të tjerët,i barabartë me mua.Por kjo nuk do të ndodhë kurrë.Unë jam lartë dhe ti poshtë.Ti edhe po të duash të ngjitesh nuk ngjitesh dot.Sepse kështu dua unë!-dhe bëri të ngrihej e të ikte.
-Ulu,ulu se nuk ke ku shkon.Autobusi nuk ka ardhur,dhe në vend që ta presesh përjashta,është më mirë të rrish  në hollin e ngrohtë të restorantit.
Më shikoi me një lloj habie të pashpjeguar dhe u ul.U ul ,por heshtja e nderë që mbretëroi për pak çasta sikur po na vriste me shumë se vete fjalët.
-Ore ,si arrite që të botosh sërish shkrimet në gazetë!-pyeti me një zë që nuk ishte as kërcënues dhe as dashamirës.
-Arrita duke kërkuar të drejtën time të mohuar.Dhe dolën ca njerëz që e kuptuan të drejtën time.

-Cilët janë ata?-dhe më shikoi me sytë që po i skuqeshin edhe më.
-Ç’ të duhet ty se cilët  janë ata?Apo mendon që ti denoncosh edhe ata si armiq të popullit dhe të shtetit?!
-Ti po me kërvënon mua?Ti armiku i ndyer?!
-Mbaje gojen,përndryshe nuk tl duroj me.Nëse të durova deri tash e bëra nga fakti se jemi kushërinj dhe të një gjaku!
-Unl i një gjaku me ty?! Kurrë…Kurrën e kurrës!-dhe iku.Doli me vrap dhe me sy të skuqur gjak.Iku sykuqi dhe prapa la frikë ,ankth,makth...Sykuqi!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat