Urime liberalizimi

Kultura

Urime liberalizimi

Nga: Musa Ahmetaj Më: 1 janar 2024 Në ora: 19:52
Musa Ahmetaj

Mora rrugë hiç pa vizë

Me gëzime dhe me mund

Duke dëgjuar këngë shqipe

Rashë në radar, në Dortmund

Më fal i nderuari polic

Këtu jam për herë të parë

Ndoshta ju nuk e dini

Jam djali deputetit kosovar

Nuk po e kontestoj fare

Vërtet djali i kujt jeni

Deri sa ta paguani gjobën

Pasaportën te unë e keni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat